Promovimi në Tiranë i formatit të ri të programit të DW në gjuhën shqipe vjen edhe përmes në koncerti të njërës prej prej orkestrave më të njohura në Gjermani, saj të quajtur POLYPHONIA- Polifonia. Gero Schlies, që merret me bashkëpunimin kulturor në DW ne Bonn, shpjegon pse formati i ri i sherben më mirë një Shqipërie që po ndryshon.
"Hapësira shqipfolëse është shumë e rëndesishme për DW., pasi në Shqipëri, psh shihet sesi ecet drejt integrimit ne Europë, që nga fillimi, në embrion, DW e shoqëron këtë proces, ështe e pranishme me programet e saj, në valën gjermane jo vetëm përmes medias klasike, radios por edhe mediave të reja, siç është interneti, në faqen dw.world .de dëgjuesit gjejnë ofertën tonë."
DW në shqip, thote Gerio Schlies , është një media e besueshme informative por ne përpiqemi edhe të përcjelllim kulturën gjermane përmes programeve të veçanta por edhe permes koncerteve siç është ai që do të jepet të premten nga orkestra gjermane PPLYPHONIA, një ndër më të elitaret në Gjermani, me të cilën DW bashkëpunon prej vitesh" thote Gero Schlies.
Per ambasadorin gjermamn ne Tirane, Bernd Borchhard, radio është një mjet informacioni që nuk e nxjerrin jashtë mode mediat e reja.
"Radio e mirë, si një media klasike, shërben si një burim pluralist informues, besnik ndaj të vërtetë," thotë amabsadori Borchhard.
Koncerti i ansamblit gjerman POLYPHONIA, që do të jepet të premten, më 18 Prill, në sallen e Akademisë së Arteve ne Tirane, është pjesë e promovoimit të riformatimit të prograsmit shqip të DW dhe fryt i një bashkëpunimi mes DW, ambasadës gjermane në Tiranë dhe RTV publik shqiptar.
Ani Ruci (DW)