Dacic flet per porno dhe seks ne takimin zyrtar me kryeministren kroate

'Dacic flet per porno dhe seks ne takimin zyrtar me kryeministren kroate'

Vijojnë skandalet diplomatike të ministrit të Jashtë serb, Ivica Daçiç. Skandali i radhës është publikuar nga agjencia serbe e lajmeve “Kurir”, sipas të cilës, në një takim me presidenten kroate Kolinda Kitaroviç, Daçiç ka folur për vetëm për pornografi dhe për seks. Në shkrim thuhet se takimi është mbajtur në Budva të Malit të Zi.

“Në praninë e personaliteteve të tjerë të lartë, ministri  i Jashtëm serb në vend të çështjeve që janë një pengesë mes Beogradit dhe Zagrebit, të tilla si të drejtat e serbëve atje dhe kthimi i pronës, ai foli për seks”, thuhet në artikull.

Sipas “Kurir”, ministri serb nuk ka aftësi diplomatike apo ekonomike. Ai nuk i ka përcaktuar ende ambasadorët, duke lënë pa përfaqësues disa nga vendet më të rëndësishme në botë, si Gjermania. Ai gjithashtu nuk zotëron gjuhën angleze, edhe pse ai premtoi se do ta mësojë për një vit. Këto janë arsyet pse performancat e tij diplomatike shpesh kthehen në subjekt talljeje, shprehet e përditshmja serbe.

“Kurir” përmend edhe vizitën e Ramës në Beograd, ku gjatë darkës joformale ministri Daçiç ka kënduar, “edhe pse disa orë më parë Rama bëri disa deklarata provokuese rreth pavarësisë së Kosovës”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama