"Arritja më e madhe e Shqipërisë deri tani ishte një fitore me Greqinë... tani ekipi i vogël synon të bëjë surprizën në Euro 2016". Ky është titulli i speciales që e përditshmja britanike "Daily Mail" ka botuar për pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në Europian.
"Shqipëria të kujton menjëherë Nënë Terezën, por jo futbollin", shkruhet në këtë speciale, ku përshkruhet rrugëtimi plot peripeci i kuqezinjve në kualifikueset e Euro 2016.
Sipas të përditshmes britanike, tre emrat më të shquar në radhët e kombëtares janë Lorik Cana, Elseid Hysaj dhe Taulant Xhaka, ndërsa spikat padyshim edhe aftësia e XhanI De Biazit për të drejtuar kuqezinjtë drejt këtij kualifikimi.
"Problemet e tyre janë në sulm, 7 golat të shënuar në kualifikuese (pa përfshirë ato të 3-0 që iu dhanë nga UEFA) dhe momentet magjikë të Balajt dhe shokëve të tij, do të nevojiten nëse duan të kalojnë Grupin A.
Sokol Çikalleshi do të jetë me shumë mundësi sulmuesi kryesor", shkruante e përditshmja britanike e cila më pas u thuri elozhe tifozëve shqiptarë të cilët pritet të jenë të shumtë në mbështetje të kuqezinjve.