Daja Tirana nuk luan per te tjeret jemi kundershtare me te gjithe

Daja: Tirana nuk luan për të tjerët, jemi kundërshtarë me të gjithë

Ilir Daja është shprehur i mërzitur për humbjen e pësuar në shtëpi ndaj Skënderbeut. Në një prononcim për SuperSport trajneri i bardhebluve përgëzoi skuadrën për lojën e zhvilluar pavarësisht rezultatit negativ.ilir daja"Kemi dalë përballazi me të gjithë komponentët, jam i kënaqur nga loja që prodhuan futbollistët, kontingjenti ka qenë i limituar. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu do të jemi pretendentë për të arritur objektivin që kemi, pavarësisht vështërisve që na janë shfaqur. Tirana nuk luan për të tjerët, nuk ka aleat. Te gjitha ndeshjet për ne janë të vështira, të paktën këtë gjë e kemi të mirë se luftojmë për veten tonë për asnjë ekip tjetër.

Dorëheqja?

"Nëse Tirana nuk do të shkojë në Europë do të shoh pozicionin tim për të dhënë dorëheqjen, pavarësisht se nuk mbaj plotësisht përgjegjësi pasi do të luftoj deri në fund për të arritur objektivin".

Derbi

"Nuk më intereson se çdo bëhet në derbi sepse jemi të fokusuar te ndeshja në Durrës. Nuk e di çfarë taktike do ndjekë kundërshtari, por do të bëjmë maksimumin për ta fituar atë takim për vete dhe për tifozët. Deri atëherë shohim. Ne jemi kundërshtarë me të gjithë"

Dëmtimet

"Këtë periudhë në fazën e dytë na kanë shoqëruar shumë dëmtime mekanike, që kanë ardhur nga traumat, me një kontingjent të limituar ne prapë jemi përpjekur për të qenë më mirë. Edhe performanca do të jetë e limituar dhe zgjedhja gjithashtu. Nuk kemi luajtur asnjëherë me një formacion stabël, na është dashur të përballemi me atë kontingjent që kemi pasur në dispozicion, kemi pasur gjatë gjithë kohës dy-tre 18-vjeçar në fushë, qoftë nga forma apo dhe nga stoli, sapo rikuperohej njëri dëmtohej tjetri. Sot aktivizova në lojë dy 18- vjeçar, jo se e ulën ritmin por dhe ato duan kohën e duhur të sillen si titullarë".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama