Mbrojtësi shqiptar Armend Dallku i ka dhënë fund karrierës së tij me skuadrën e Vorskla Poltavës. Dallku është cilësuar si njëri nga lojtarët më të mëdhenj të kësaj skuadre. Një ditë më parë klubi i rezevoi atij një pritje të veçantë duke vlerësuar kontributin në 11 vitet e luajtura në Ukrainë.
32-vjeçari u duartrokit nga tifozët në ndeshjen e fundit, ndërsa futbollistët dhe stafi e përshëndetën atë nga afër.
Për përfundimin e karrierës së tij kanë shkruar edhe mediat ukrainase si "ua-football.com", "football.ua/ukraine", etj. duke bërë një pasqyrë të karrierës së tij 11-vjeçare.
Dallku numëron rreth 336 ndeshje të luajtura me Vorskla Poltavën. Gjithashtu, mbrojtësi ka qenë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare të futbollit.
Dallku- u kthue në lider të Vorslkas dhe simbol i kësaj skuadre në Ukrainë. Ai e nisi karrierën në Prishtinë dhe më pas u transferua tek Elbasani. Spikati për forcën fizike dhe shpirtin e sakrificës.
Në këtë mënyrë arriti të tërheqë vëmendjen e Vorskla Poltava dhe u transferua aty në vitin 2005. Paralelisht ai zuri edhe një vend në ekipin kombëtar duke koleksionuar 64 ndeshje me fanellën kuqezi. Armend Dallku, tani 32 vjeç, arriti të shënonte edhe një gol me Kombëtaren kuqezi, në fitoren që këta të fundit arritën në "Qemal Stafa" 3-0 kundër Maltës.
Gol, që vinte si një formë shpërblimi për mundin dhe sakrificën që ky lojtar ka bërë për kuqezinjtë. Në vitet e fundit Dallku ka pasur shumë konkurrencë në skuadër dhe nuk po gjente shumë hapësira, edhe pse ka qenë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar skuadrën.