“Megjithëse unë e kam studiuar ‘Ferrin’ e Dantos sa isha student dhe deri vonë nuk e kam vlerësuar ndikimin aq të madh të veprës së Dantes në botën moderne”, ka thënë Brown. “Me këtë libër të ri, unë jam i entuziazmuar që do të marr lexuesit në një udhëtim të thellë në fushën misterioze, në një peizazh të kodeve, simboleve dhe korridoreve të shumtë me sekrete”, ka thënë ai. Titulli i librit ishte zbuluar me anë të postimeve nëpër media sociale, siç janë “Twitter” dhe “Facebook”.
Libri do të pasqyrojë Bazilikën e Shën Marisë që në Firence njihet edhe si “Duomo”. Romanet e Brownit që kanë protagonist Langdonin, ishin shitur me miliona kopje në gjithë botën. “Kodi i Da Vincit”, është një nga romanet më të shitura në Britaninë e Madhe, dhe është përkthyer në 51 gjuhë. “Kodi i Da Vincit” libri tjetër i tij “Ëngjëj dhe djaj” janë realizuar edhe si filma në Hollywood, me protagonist aktorin Tom Hanks. Versioni filmik i “The Lost Symbol” është ende duke u realizuar.