Në ditën kur Barcelona ka zyrtarizuar largimin e mbrojtësit Dani Alvesh, është mësuar gjithashtu se futbollisti po bisedon me disa klube të ndryshme, jo vetëm me Juventusin. Duket se ai ka filluar të tërhiqet nga milionat e PSG-së, ku mund t'i bashkohet kolonisë së madhe të futbollistëve brazilianë.
Gjatë ditës së djeshme, drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, komunikoi zyrtarisht se mbrojtësi do të largohet nga katalanasit. "Na ka thënë se do të largohet, ka vendosur kështu. kjo është nj zgjedhje personale të cilën ne e respektojmë. Ai ka pasur nj sjellje të shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës", ishin fjalët e drejtuesit katalanas.
Pritej që futbollisti të shkonte në Itali, ku është prej kohësh në negociata me Juventusin për një kontratë trevjeçare. Por kundër çdo lloj parashikimi, menaxherja e tij, Dinorah Santa Ana, ka caktuar një takim me drejtuesit e PSG-së dhe ngjarjet mund të marrin një rrjedhë krejtësisht të ndryshme për mbrojtësin brazilian.