Thorning-Schmidt e bazoi fushatën e saj mbi rritjen e taksave dhe shpenzimeve publike. Koalicioni i drejtuar nga partia e saj fitoi 89 vende në Parlament, ndërsa rivalët e të djathtës së qendrës morën 86 vende. Pjesëmarrja në votime ishte 87.7 %.
“Ne ia dolëm. Sot kemi shkruar historinë”, u shpreh Thorning-Schmidt pas shpalljes së rezultatit. Ndërsa rivali i saj, Rasmussen, u shpreh se e kishte telefonuar kryeministren e ardhshme për ta uruar, duke shtuar: “Sonte unë do t’i dorëzoj çelësat e zyrës së kryeministrit zonjës Helle Thorning-Schmidt. E dashur Helle, mbaji me kujdes. Ti veçse po i merr borxh”.
“Blloku blu” i udhëhequr nga Rasmussen e ka mbajtur pushtetin në Danimarkë për një decade, por vendi ka përjetuar kohët e fundit rënien ekonomike më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.