Danimarka pas barazimit 1-1 njeh forcen e Shqiperise

Danimarka pas barazimit 1-1, njeh forcën e Shqipërisë
 “Duke mbyllur në avantazh pjesën e parë 1-0, kujtuam se fituam. Shqipëria ndryshoi shumë n në pjesën e dytë dhe na vendosi në vështirësi. Është një ekip i fortë. Jam tërësisht i pakënaqur nga loja, duhet të kishim bërë më shumë. E kishim parashikuar se në Shqipëri do të ishte vështirë. Tani na duhet patjetër fitorja, më 10 tetor me Suedinë, për të mbyllur llogaritë e kualifikimit”.

Danirmaka është në vendin e parë me 18 pikë, e ndjekur nga Suedia me 15, Portugalia e Hungaria kanë nga 13 pikë, Shqipëria 7 dhe Malta e fundit me 1 pikë. Sulmuesi dhe kapiteni i Danimarkës, John Dahl Tomason, vlerësoi skuadrën shqiptare pas barazimit 1-1. “Shqipëria është një ekip i fortë në fushën e vet. Na prishët punë. Nuk menduam se do të dilnim me këtë rezultat”. Mesfushori i Danimarkës e Fiorentinës, Martin Jorgensen: “Mendoj se Shqipëria e meritoi barazimin”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama