Studimet janë përqëndruar në menunë e darkës, pas restaurimit të vitit 1997, pas të cilit dolën në pah edhe gatimet e darkës më të famshme në histori.
Studimi që mbështet dhe argumenton me fakte këtë zbulim, është titulluar “Një darkë me Leonardin” dhe është publikuar në revistën amerikane “Gastronomica”. Studiuesi ka marrë në shqyrtim menunë, falë një sërë zmadhimesh të pikturës dhe duke marrë në konsideratë të veçantë analizat e pjatave që ishin në “mode”, në Italinë e asaj kohe.