Dasara Malltezi Hipokrite ta shpifni

Dasara Malltezi: Hipokrite, ta shpifni

Dasara Malltezi, mbesa e Sali Berishës, nuk mund të rrinte pa reaguar për vrasjen e dy turistëve çekë në Dukagjin. Por, ajo e ka gjithë inatin me shqiptarët, që janë sensibilizuar në masë për vrasjen e tyre.

Sipas Supermbesës, sjellja e shqiptarëve është hipokrite.

Ja çfarë shkruan ajo, në një status ku çdo fjali e nis me të vogël:

“ne tere facebook shoh postime per aksidentin fatal te dy turisteve Cek. dakort, gjynah me vjen. gjithesesi, dicka qe me ben edhe me shume cudi eshte se si nuk behet kaq shume zhurme kur ndodh dicka e tille ndaj shtetasve shqiptar. pse nuk behet kaq shume zhurme kur kercenohen me jete publikisht shtetasit shqiptar?

pse nuk merren masa kur personave publik (rasti i deputetit Tom Doshi) u behen kercenime? normalisht kur dikush ne pozicionin e tij, shpreh shqetesimin dhe i mbyllet goja, shtetasit e thjeshte as nuk marrin mundimin per te thene se cfare u ndodh atyre.

 Nese pretendojne per shtet te se drejtes, lufta ndaj krimit fillohet ‘brenda shtepise’, e me pas shtrihet ne cdo qelize te vendit per te parandaluar makabritete te tilla si rasti i turisteve Cek. para se te vajtoni me lot krokodili turistet Cek, gjykoni neglizhencen kur ju nuk denonconi dhe pozicionin tuaj kur shteti ju mbyll gojen. ne fund te fundit, te tilla raste mund te parandalohen nese qytetaret bejne detyren e tyre, dhe u imponohen shtetit per te qeverisur ne menyre te denje pavaresisht nga preferencat politike.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama