Duke ballafaqur të dhënat, kur të njëjtëve persona(pjesë e studimit) u tregoheshin fotografi të njerëzve më të dashur, u zbulua se urrejtja ka shumë të përbashkëta me dashurinë. “Rezultatet mund të shpjegojnë motivin për të cilin si dashuria, ashtu edhe urrejtja për kërkuesit kanë të njëjtin interes shkencor: janë irracionale dhe shoqërohet të dy me akte ‘heroike’, ose me veprime të dhunshme”-sqaron profesor Semir Zeki, nga Universiteti i Londrës, që ka udhëhequr studimin. Vullnetarët që u bënë pjesë e studimit, kanë treguar se provojnë urrejte të thellë për një person. Pjesa më e madhe e tyre ka zgjedhur një ish të dashur, ose një rival në vendin e punës. Shkencëtarët zbuluan edhe pjesën e trurit që provokon urrejtjen, të quajtura ‘putamen dhe insula’. Pjesa e parë lidhet ngushtë me përcmimin. “Shkencërisht putamen dhe insula aktivizohen edhe nga dashuria”- thonë kërkuesit.
Por ka edhe një diferencë thelbësor. Urrejtja, ndryshe nga cfarë mendohet ëhstë shumë herë më racionale se dashuria. Gjatë dashurisë mësohet se nuk funksionon mirë një pjesë e konsiderueshme, e asaj që shkencëratët e përmbledhim me emrin’racionalitet’. “I dashuruari nuk arsyeton dhe është shumë më pak kritik ndaj personit që do, ndërkohë që kush urren ka nevojë për qartësi për të kuptuar se si ta ndëshkojë rivalin, duke e lënduar, ose duke u hakmarrë”- thotë profesor Zeki.
Gazeta: Shekulli