Aktiviteti seksual nuk është vetëm kënaqësi, por mund të na ndihmojë për një jetë më të gjatë dhe sigurisht edhe më të lumtur. Mbi të gjitha, seksi është një analgjezik shumë i mirë. Kjo për meritë të plotë të hormonit ositoksinë, i cili prodhohet nga trupi ynë sa herë që ne kryejmë marrëdhënie seksuale dhe është përgjegjës për arritjen sa më të mirë të një orgazme.
Falë ositoksinës arrihet realizimi i endorfinës, që në nivel trupor provokon ndjenjën e kënaqësisë dhe kërkon t’u japë më shumë frymëmarrje të mundshme edhe dhembjeve artikulare e muskulore, ose ndoshta të zgjidhë dhe dhembjen e kokës. Kështu, nëse lumturia është një e drejtë, siç citohet në Deklaratën e Pavarësisë, që sot amerikanët kanë 41 mënyra të reja për ta gjetur. Aq më tepër në shtrat.
Jo nuk ka vend për t’u skandalizuar: rreth 60 vjet nga raporti i Kinsey që turpëroi Amerikën, zbulojmë një vend seksualisht më të lumtur, më të çlirët dhe me më pak tabu. Sigurisht që numri 41 duhet pjesëtuar me 5, duke qenë se bëhet fjalë për variacionet e ndryshme për këtë temë. Universiteti i Indianës është bazuar në kategori të ndryshme si masturbimi, seksi oral apo ai anal për të nxjerrë përfundime. Por kërkimet e reja tregojnë se në një vend të madh si Amerika, ndryshimet nga raporti i fundit i bërë nga “National Health Survery” në vitin 1994 janë të shumta. Për shembull homoseksualiteti nuk është më një tabu, të rinjtë e zbulojnë seksin në internet dhe “Sex and the city” është tashmë një film klasik. Në mënyrë patriotike doktor Jennis D. Fortenberry, një prej firmëtarëve të studimit tregon: “Nëse ju, ashtu si ‘Al Qaeda’ besoni se ka diçka anormale tek amerikanët, ato që tregojnë këto të dhëna janë krejt ndryshe.
Çdo gjë që shkruhet këtu është më se normale”. Me pak fjalë, edhe ai rekord rritjeje, i vetmi në vitet e recesionit, duket thuajse i papërtypshëm: dyfishi i raporteve anale. Sigurisht që ndryshimet në Amerikë, ashtu si ato mes pagave dhe punësimit mes meshkujve dhe femrave, duken edhe në dhomën e gjumit. Pjesa më e madhe e meshkujve vazhdon të arrijë orgazmën në pozicionin klasik, ndërsa femrave, shpjegon doktoresha Bebra Herbenick, u pëlqen të eksperimentojnë më shumë, duke nisur që nga seksi oral. Por ajo që i afron më shumë amerikanët me pjesën tjetër të njerëzimit është perceptimi i ndryshëm për orgazmën. Sipas studimit, gratë lodhen më shumë për ta arritur. Nëse 85 për qind e meshkujve tregojnë se i kanë bërë partneret të arrijnë orgazmën, 64 për qind e femrave e përgënjeshtrojnë këtë fakt. Jo vetëm kaq. Gratë mbi 50 vjeç pranojnë se e provojnë orgazmën më lehtë me një partner të rastësishëm se sa me shokun e tyre të përhershëm. Revolucioni ka prekur edhe kufijtë mes sekseve.
7 për qind e grave dhe 8 për qind e burrave e deklarojnë hapur se janë homoseksualë. Por respektivisht 14 për qind dhe 13 për qind, thuajse dyfishi, pranojnë se kanë pasuar raport seksual me partnerë të të njëjtit seks, kryesisht seks oral. Po bumi i seksit anal? Në vendin e puritanëve, ku shtatë vjet më parë u desh ndërhyrja e Gjykatës Supreme për të anuluar ligjet që ndalonin sodominë ende në fuqi në 36 shtete, ky është tipi i raporteve që në vitet e fundit është rritur më shumë: nga 20 në 40 për qind. Por pikërisht zbulimi më i diskutueshëm nuk duhet të errësojë përfundimin më inkurajues të studimit: ndërgjegjësimi i brezit të të rinjve. Vite të tëra fushatë sensibilizimi kanë çuar në bumin e përdorimit të prezervativëve mes të rinjve që tashmë e lidhin eksperiencën e parë seksuale me konceptin e mbrojtjes: 79 për qind e të rinjve mes moshës 14 deri në 17 vjeç përdorin rregullisht prezervativë, kundrejt 25 për qind të të rriturve.
Në çiftet e dashuruara dhe ato të martuara studiuesit kanë gjetur se gratë shpesh e përdorin seksin si një mjet për të mbrojtur lidhjen e tyre. Shpesh ato pranojnë kërkesat seksuale të partnerëve të tyre, që ata të jenë të lumtur dhe të mos e kenë ndërmend të largohen. "Burri im duket më i lumtur me mua pasi bëjmë seks. Ai kalon shumë kohë me mua, gjë që i largon nga mendja mendimet për të shkuar me një grua tjetër", tregon një 30-vjeçare.
Kjo mund të përdoret nga gratë edhe si një strategji për ta bërë partnerin të mendojë se është i kënaqur nga jeta e tij seksuale. Shumë gra të përfshira në studim, sidomos vajza të reja, pranuan se i praktikonin njohuritë e tyre erotike si një motiv për të fituar përvojë. Disa thanë se dëshironin të kishin eksperiencë, me qëllimin e vetëm që të mos ndiheshin inferiore dhe "të pamësuara": "Herën e parë që shkova me një mashkull isha 19 vjeçe dhe mendova se ishte koha e duhur për të mësuar rreth seksit.
Kjo do më ndihmonte se si të veproja herës tjetër", tregon një vajzë. Studimet në këtë fushë kanë treguar dhe dokumentuar se sa më shumë eksperiencë të ketë një grua, aq më e predispozuar është për të arritur një orgazëm. Arsyeja është e thjeshtë: sa më shumë përvojë seksuale të ketë pasur një femër, aq më shumë mundësi ka për të gjetur rrugët që e bëjnë atë të ndihet mirë e të arrijë orgazmën.