Dashuri ne Las Vegas

"Dashuria" e Cameron Diaz në Las Vegas, "intrigon" dhe shqiptarët. Ai (Ashton Kutcher) është pushuar nga puna pikërisht nga babai i tij. Ajo (Cameron Diaz) organizon një festë surprizë për burrin e saj të ardhshëm, por para të gjithë miqve të tyre, ai e le.

Çfarë duhet bërë për të marrë veten nga një disfatë? Përgjigjja është e thjeshtë: duhet shkuar në Las Vegas. Dhe të dy protagonistët shkojnë e njihen pas një takimi të rastësishëm. U jepen kënaqësive dhe qejfeve në kazino e diskoteka dhe përfundojnë duke bërë pak a shumë atë që të gjithë e bëjnë në kryeqytetin e lojës: martohen...

Një film i hareshëm dhe zbavitës. Regjisori Tom Vaughan e skenaristja Dana Fox arrijnë të shndërrojnë një histori normale në një film të bukur dhe me humor.

Nga : Gazeta Metropol

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama