Dashuria britanike per Nene Terezen vazhdon

Dashuria britanike për Nënë Terezën vazhdon
Kjo gazetë britanike e ndërmori këtë sondazh duke rreshtuar 90 personalitete botërore për të gjetur atë të cilin është më influencues dhe inspirues me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Nelson Mandelës. Lexuesit u ftuan të votojnë për personalitete që janë gjallë apo kanë vdekur, të cilat kanë demonstruar gjatë jetës së tyre gjashtë cilësi, të cilat i ka Nelson Mandela. Kurajën, dinjitetin, humanitarizmin, qëndresën, faljen dhe zemërgjerësinë. Në fund të sondazhit njëmujor, shenjtorja shqiptare, Nënë Tereza, rezultoi se ishte personi më i votuar me të tilla cilësi duke lënë pas në vendin e dytë dhe të tretë arkipeshkvin Desmond Tutu dhe ish-kryeministrin britanik, Winston Churchill. Sipas këtij sondazhi, më të votuarit nga bota e muzikës ishin John Lennon, Bob Marley dhe Sir Elton John, ndërsa nga sporti Muhammad Ali, Sir Steve Redgrave, Jesse Owens, Ellen MacArthur dhe Tiger Woods. Nuk kanë munguar të përfshihen në sondazhe dhe njerëzit e politikës ku si politikanët më popullorë të të gjitha kohërave janë shpallur Mahatma Gandhi, Martin Luther King dhe Churchill. Rezultatet e këtij sondazhi kanë gjetur jehonë edhe në Indi, vendin për të cilin shenjtorja shqiptare bëri aq shumë duke u vënë totalisht në shërbim të të varfërve. Gazeta indiane "The Economic Times" në numrin e djeshëm pasqyronte në faqen e parë lajmin e këtij sondazhi zhvilluar në Angli ku për surprizën e të gjithëve Nënë Tereza doli e para. "Nënë Tereza ishte një murgeshë romano-katolike, e cila është lindur në Shqipëri dhe ua dedikoi jetën e saj të varfërve në Indi", shkruan kjo gazetë duke ripublikuar rezultatin e sondazhit të "Daily Telegraph" të Londrës.

Rezultati sondazhit

1 Mother Teresa.2 Archbishop Desmond Tutu. 3 Sir Winston Churchill 4 Mahatma Gandhi 5 Sir Alexander Fleming 6 Muhammad Ali 7 Martin Luther King 8 John Lennon 9 Albert Einstein 10 Marie Curie 11 Sir Steve Redgrave 12 Jesse Owens 13 Dr Christiaan Barnard 14 Oscar Schindler 15 Bob Marley 16 The 14th Dalai Lama 17 Antonio Gaudi 18 Tim Berners-Lee 19 Aung San Suu Kyi 20 Diana, Princess of Wales 21 Audrey Hepburn 22 Sir Elton John 23 Myriam Makeba 24 Ellen MacArthur 25 Tiger Woods 26 Steve Biko 27 F W de Klerk 28 Maya Angelou 29 Bill & Melinda Gates 30 Pele 31 Oprah Winfrey 32 Bobby Moore 33 Albert Schweitzer 34 Emmeline Pankhurst 35 François Pienaar 36 Mikhail Gorbachev 37 Rosa Parks 38 Francis Crick 39 Sir Donald Bradman 40 Dame Kelly Holmes 41 Jamie Oliver 42 Bernard Kouchner 43 Virginia McKenna 44 Anita Roddick 45 Sigmund Freud 46 James Watson 47 Al Gore 48 Margaret Thatcher 49 Max Planck 50 Bob Geldof 51 John F Kennedy 52 Peter Benenson 53 Florence Nightingale 54 William Wilberforce 55 Bob Dylan 56 Elvis Presley 57 Damien Hirst 58 Pope John Paul II 59 Stephen Hawking 60 Jackie Robinson 61 Roger Federer 62 Jesus Christ 63 Leonardo da Vinci 64 Pablo Picasso 65 Charles Darwin 66 Sir David Attenborough 67 Sir Ian Botham 68 Sir Paul Mçartney 69 Barack Obama 70 Jane Tomlinson 71 David Beckham 72 Franklin D Roosevelt 73 Gary Player 74 Helen Suzman 75 Lance Armstrong 76 Paul Simon 77 Sir Bobby Charlton 78 Terry Waite 79 Billy Graham 80 Bono 81 George Best 82 Isambard Kingdom Brunel 83 Louis Pasteur 84 Morgan Tsvangirai 85 Queen Elizabeth II 86 Ruben Dario 87 Sir Frank Whittle 88 Daniel Barenboim 89 Ian Douglas Smith 90 John Sentamu.

Nga : Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama