Janë pak a shumë këto rezultatet e një studimi të realizuar nga një grup shkencëtarësh kanadezë, të cilët për herë të parë arritën të ‘fotografonin’ zonat cerebrale përgjegjëse për dashurinë dhe seksin, duke dizajnuar një hartë të shtrirjes së dy ndjenjave shumë të rëndësishme të jetës njerëzore.
Duke bashkëpunuar me kolegë të tyre në SHBA dhe Zvicër, studiuesit kanadezë analizuar rezultatet e rreth 20 studimeve që kishin të bënin me aktivitetin mendor të personave, të cilëve u tregoheshin video erotike apo foto të partnerit. Nga mbledhja e të dhënave, ekipi i studiuesve arritën të lokalizonin se cilat zona të trurit ishin përgjegjëse për dashurinë shpirtërore dhe cilat me atë fizike ose trupore.
Ky është një rast shumë i mirë për t’i dhënë një përgjigje edhe dilemës së vjetër të njerëzimit: ekziston seksi pa dashuri? A mund të marrë jetë pasioni fizik në mënyrë krejt të pavarura nga ndenja? Dhe përgjigja që vjen nga shkenca edhe këtë herë është më se diplomatikë: rezulton që dashuria dhe dëshira seksuale aktivizojnë zona të ndryshme të trurit, të cilat janë specifike dhe të dallueshme për secilën, por që bashkëveprojnë me njëra-tjetrën. Sipas skemës së pranuar nga shkencëtarët, dëshira seksuale është ajo që çon në dashurinë e vërtetë.
Sipas studiueseve, ndërsa dëshira seksuale lind nga një objektiv i qartë dhe konkret “që është akt i brendshëm”, dashuria është diçka shumë më tepër abstrakte dhe komplekse, e pavarur nga prania fizike të personit i cili është objekt i ndjenjës. Ndërsa fakti që befasoi më shumë studiuesit ishte se, duke folur nga pikëpamja neurologjike, dashuria dhe seksi janë në një farë mënyre familjarë të drogës.
Mbi të gjitha, thuhet se zona që kontrollon dashurinë është e njëjta me atë që kontrollon varësinë ndaj lëndëve narkotike.
“Dashuria praktikisht është një varësi që lind nga dëshira seksuale e cila kompensohet. Të biesh në dashur pra, i jep trurit të njëjtin efekt si edhe droga, duke e skllavëruar. Por kjo nuk do të thotë se besnikëria në çift, duke u nisur nga kjo, është e pamundur, – qetësojnë studiuesit, – sigurisht që ka vend edhe për të.
Dashuria, në fakt, vë në lëvizje edhe sensorë që kanë lidhje me monogaminë apo lidhjen në çift. Për më tepër, disa zona të trurit janë më pak aktive kur një njeri është i dashuruar në raport me një njeri që ndjen vetëm dëshirë seksuale”, – konkludojnë studiuesit, duke dhënë në këtë mënyrë një kontribut të rëndësishëm për neuroshkencën, duke ndriçuar më tepër sa i përket mekanizmave që transmetojnë ndjenjat e ndryshme në nivel neurologjik.