Dashuria e pare? Nje traume. Per kete arsye nuk harrohet kurre

Dashuria e pare? Nje traume. Per kete arsye nuk harrohet kurre
Nje studim shpjegon mekanizmat nervore qe percaktojne renien e pare ne dashuri. Nderkohe nje stuhi biokimike zhvillohet ne tru. Lidhja eshte identike ne te gjitha kulturat dhe te gjithe popujt. “Dashuria ‘e pare’ eshte nje ndjenje qe mund te provohet edhe kater here te tjera gjate jetes”, thote nje studiuese.

Dashuria e pare nuk harrohet kurre dhe kjo ndodh per arsye se me pasionin aktivizohen disa qarqe nervore te ankthit dhe frikes, duke shkaktuar te ne nje lloj traume. Madje jo vetem kaq: kjo lidhje biokimike eshte identike ne te gjitha kulturat dhe popullsite, nga ajo europiane tek ajo amerikane dhe kineze, ku martesat behen me shkuesi dhe te renit ne dashuri eshte nje element shkaterrues per shoqerine. Ky eshte perfundimi i nje studimi te universitetit “Stony Brook University 1” ne Nju Jork, mbi aktivizimin cerebral te lidhur me ndjenjat e periudhave te gjata dhe te shkurtra.

Studimi i kryer ne harkun kohor te tri viteve ne Britanine e Madhe, Amerike dhe Kine ka treguar se si ndjenja e pare e forte, shkakton reaksione nervore ne tru, te ndryshme nga ato qe perjetohen me dashurite pasardhese, me romantike dhe me pak shkaterruese, por qe jane identike per te gjithe popujt. Hapesirat e trurit, qe aktivizohen duke pare fotografine e njeriut te pare me te cilin keni qene te dashuruar jane te njejtat qe rregullojne mekanizmat e varesise dhe çekuilibrat mendore. “Kjo eshte arsyeja qe ajo pervoje dashurie do te mbetet perjete brenda nesh”, thote profesori qe ka bere studimin.

Studimi i publikuar ne revisten “Human Brain Mapping” eshte zhvilluar ne Kine, nga ish-studiuesi Xiaomeng Xu, i cili ka ekzaminuar 18 vullnetare, duke u treguar atyre fytyrat e personave qe i kane dashuruar ne menyre romantike, pasionante ose thjesht miqesore. “Me analizen e impulseve cerebrale kemi vene re, duke e lidhur me fotografine e personit te dashuruar ne menyre romantike, nje aktivizim te forte ne hapesirat te cilat rregullojne mekanizmat e arsyes, duke zbuluar qe vullnetaret te cilet po perjetonin ate lloj ndjenje ishin me te lumtur ne lidhjet me kohe te shkurter, ashtu edhe ne lidhjet me kohe te gjate. Ndersa imazhi i dashurive pasionante aktivizonin zonat e trurit qe rregullojne tensionin dhe friken”.

Studiuesit arriten ne perfundimin se, pavaresisht treguesit kulturor, dashuria romantike, sado e madhe te jete, mbetet ne mendje, ndersa dashuria pasionante shkakton per here te pare ndjenja te paqarta dhe ankth, ndaj eshte e paharrueshme.

Ndryshimi mes dashurise romantike dhe asaj pasionante eshte analizuar edhe nga studiuesja Bianca P. Acevedo, nga i njejti universitet amerikan, qe ne muajin mars te vitit te kaluar publikoi ne revisten “Review of General Psychology 2” rezultatet e nje studimi te kryer te 6070 persona, te cilet kishin pasur lidhje te shkurtra dashurie: “Shume persona mendojne se dashuria romantike eshte identike me ate pasionante. Por nuk eshte keshtu, sepse ajo eshte po aq e forte, ka te njejten perfshirje, te njejten alkimi seksuale te dashurise pasionante dhe nje perberes fiksues te vogel. Ajo qe na ben ‘te vdesim nga pasioni’ na krijon nje ndjenje pasigurie dhe ankthi, gje qe na ndihmon te çojme perpara lidhje te shkurtra, jo te gjata siç mendojme”, shpjegon ajo.

“Ne gjuhen gjeorgjiane thuhet se renia ne dashuri ‘ta mpin trurin’: pra praktikisht, me ndjenjen e pare te forte aktivizohen zonat e mbushura me receptore, te cilat ne njefare menyre kontrollojne hapesirat e kontrollit te dhimbjes. Ne kete rast krijohet nje stuhi e forte biokimike, ku perfshihen edhe hapesirat e lidhura me funksionimin e ndjenjave. Kjo eshte edhe arsyeja qe kur biem ne dashuri, ndiejme te ashtuquajturat ‘flutura ne stomak’”, thote psikiatria Donatella Marazziti, docente psikiatrie ne Universitetin e Pizes dhe autore e librit “Natyra e dashurise”.

“Pas njefare kohe vjen faza e dyte, ajo qe shkakton transformimin e renies ne dashuri. Ajo qe percakton kete gje eshte sistemi ‘oksitocin’, ai mesazher kimik i cili aktivizon hapesirat e kenaqesise, qarkun e ‘reward’, te rikompensimit. Ne kete faze ndjenja e mosrritjes behet me komplete, ndjenja e ankthit shnderrohet ne kenaqesi. Por jo gjithmone kjo faze perkon me te ashtuquajturen dashuri”, shpjegon doktoresha. “Truri duhet te jete neurologjikisht gati per nje transformim te tille dhe kjo gje nuk ndodh kurre para moshes 20-vjeçare”.

Sado traumatike dhe e paharrueshme te jete dashuria e pare, nuk eshte e vetme. Sipas eksperteve, nje ndjenje kaq e forte mund te provohet deri ne tri ose kater here gjate jetes. “Keshtu sa me shume te rritemi, aq me shume biem ne dashuri, sepse truri eshte zhvilluar ne menyre komplete. E rendesishme eshte qe dhimbja e pervojes se pare nuk do te kthehet me, sepse truri nuk e ka ruajtur ne memorien e tij”, perfundon psikiatria.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama