Dashuria e perjetshme arkeologet zbulojne ne Greqi ciftin 6 mijevjecar

Dashuria e perjetshme, arkeologet zbulojne ne Greqi ciftin 6 mijevjecar

Dashuria e përjetshme ekziston vërtetë. Një gjetje e rrallë arkeologjike në greqinë jugore ka zbuluar skeletet 6 mijë vjeçare të një çifti të përqafuar.
 

Eshtrat u gjetën fillimisht në vitin 2014, por janë bërë publikë vetëm pak ditë përpara ditës më romatike të viti, Shën Valentin. Arkeologët grkeë kanë konfirmuar me testimin e ADN se skeletet e çiftit të dashuruar datojnë që rreth viteve 3800 para lindjes së Krishtit. Aty janë zbuluar edhe skeletet e një tjetër çifit të varrosur në pozicionin e fetusit.

 

Shpella në të cilën u gjetën mbetjet është zbuluar në vitin 1958 dhe mendohet të jetë përdorur nga qindra njerëz si një zgjidhje për të varrosur njerëzit mes viteve 6.000-3200 para Lindjes së Krishtit. Sipas ekspertëve grkeë, lloji i varrimit në pozicionin e fetusit është i zakonshëm për epokën neolitike, por gjetja e skeleteve të përqafuar është një nga shembujt më të hershëm. Brenda pak kohësh, këto skelete do të ekspozohen në muze.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama