Mamaja e vajzës tregon për “Daily Mail” telefonatën e fundit që mori nga e bija pak para se të kryente vetëvrasje, ajo ka mbërritur në pallatin ku jetonte çifti vetëm pak minuta pasi ata ishin hedhur drejtë fundit të tyre tragjik.
Sipas dëshmive gjatë një ndarje të çiftit, Stiven kishte patur një lidhje me një 18-vjeçare e cila do ta bënte shumë shpejtë baba. “Ai po dilte me të dy femrat njëkohësisht. Për pak orë ishte me Kireanin dhe më pas kthehej sërish tek mamaja e ardhshme e fëmijës së tij. Më vjenë vërtet keq për 18- vjeçaren, nuk e imagjinoj dot se si do t`i thotë fëmijës së saj që i ati vrau veten me të dashurën e tij. Kjo lidhje nuk ishte e mirë për Kiranin, ajo ishte një tjetër person gjatë kohës që ndahej nga Stiven”, tregon tezja e Kiranit.
Çifti sipas dëshmitarëve ishte ndarë disa herë, ata nuk mund të jetonin me njëri- tjetrin por nuk mund të jetonin dhe pa njëri- tjetrin. Gjëja më e çuditshme në të gjithë këtë tragjedi është se edhe pse u hodhën me disa minuta vonesë nga njëri- tjetri, trupi i Stivenit ka rënë mbi trupin e Kiranit.