Sipas miqve Jonida do të martohet me 10 maj në Sheraton nën një privacy të plotë dhe Dasma e Jonida Maliqit me 10 Maj në Sheraton zgjedhja e tyre ka qenë që atë ditë të mos e ndajnë me gazetarët, kameramanët dhe fotografët. Jonida nuk tregon detaje por pohon se atë ditë do të ketë të ftuar shumë miq por mbi të gjitha shumë kolegë të saj artistë pasi është normale që një gëzimi i një ditë të tillë të ndahet edhe me miqtë.
Sa për lookun nuk dimë shumë detaje por një gjë është e sigurtë, do të kemi një nuse me flokë portokalli dhe mesa duket kombinimi i ngjyrës së fustanit të nusërisë me ngjyrën portokalli, qenka një nga më të bukurit dhe më të spikaturit.
Ndërsa mania për të qenë sa më e dobët, mesa duket ka kohë që nuk ekziston më tek Jonida. Nëse shumë vajza futen në dietë para martesës që të jenë sa më elegante teksa veshin fustanin e nusërisë, Jonida tregon se ka mbi një vit që ka arritur peshën që dëshiron dhe nuk e ka ndërrmend të bjerë akoma.
Dhe në fakt ne të gjithë e kemi parë se ajo është në një formë perfekte. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë ditën e dasmës së tyre.
Marrt nga : Gazeta Panorama