Dasma mbreterore Will dhe Kate thone ‘PO’

Dasma mbreterore, Will dhe Kate thone ‘PO’
Nen syte e mijera njerezve dhe teleshikuesve rekord nga mbare bota eshte zhvilluar ceremonia per dasmen e shekullit. “Ti dukesh e mrekullueshme”. Me keto fjale e ka pritur nusen, princeshen e Anglise, princi William, pa i fshehur emocionet qe ndiente teksa e pa te vinte shoqeruar nga i ati.

Me emocione gjate betimeve te rastit, princi i ka vene unazen e marteses ne gisht Kate, qe u fut paksa me veshtiresi, duke i ptemtuar dashuri ne shendet e semundje, deri sa vdekja t’i ndaje. Te njejtin betim ka bere edhe Kate dhe pas citimit; ‘ate qe lidh Zoti nuk mund ta ndaje njeriu’, prifti i ka lidhur ne martese.

Pas kesaj, i vellai i princeshes ka mbajtur fjalimin pershendetes, citim te Bibles nga letra e romakeve, kapitulli 12.

Nis ceremonia

E fundit qe ka mberritur ne kishe ka qene Kate, shoqeruar nga i ati. E fisme dhe e buzqeshur ajo ka hyre ne kishe, nderkohe qe bishtin e gjate te fustanit ia mbante e motra.

Princi Uilliams erdhi i veshur me uniformën e kuqe të Gardës Irlandeze, shoqeruar nga i vellai i tij dhe dukej i qeshur ne biseden e shkurter me priftin qe do t’i lidhe ne martese.

Qindra mijëra njerëz janë mbledhur në Londër për të ndjekur ceremoninë martesore të princit Uilliams me Kejt Midëllton. Princi Uilliams është i dytë në radhë për të marrë fronin e Britanisë së Madhe.

Mijëra policë dhe oficerë sigurie janë vendosur përgjatë rrugës ku do të kalojë çifti mbretëror.

Anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë bota si dhe personalitete të njohura si Elton Xhon apo futbollisti Dejvid Bekam janë të ftuar në dasëm.

Mbulimi mediatik

Ceremonia e madhe ne Kishen WestminsterAbbey ne Londer transmetohet live nga BBC World Service si edhe nga shume media nderkombetare, me shume se kurre te interesuara per eventin e shekullit.

Dita e shenuar eshte një spektakël tradicional mbresëlënës duke filluar me sherbimin në kishen e famshme Westminster Abbey, dhe duke vazhduar me udhetimin e ciftit drejt Buckingham Palace në një karrocë me kuaj, e shoqëruar nga rojet në uniformë ceremoniale, dhe ne fund me pershendetjen qe çifti do ti beje publikut nga ballkoni i pallatit mbreteror.

Dasma reflekton edhe Britaninë moderne me të ftuar nga shumë pjesë të shoqërisë moderne Britanike, përfshirë këtu punonjës bamirësie, ushtarakë në shërbim dhe ish ushtarakë, udhëheqës fetarë, muzikantë, sportistë, si dhe anëtarë të komunitetit lokal të familjes Middleton.

Dasma Mbretërore shënon fillimin e një periudhe te veçantë për Britanine: 2012 eshte 60-vjetori i ardhjes në fron të Mbretëreshës, ndersa ne Korrik 2012 Londra do të presë Lojërat Olimpike dhe Paralimpike.

Dasma eshte nje festë kombëtare në të gjithë Britaninë ku festojne jo vetem qytetaret e saj por edhe mijera turiste te huaj nga e gjithë bota. Deri në dy miliardë njerëz nga e gjithë bota pritet ta shikojnë evenimentin në televizor.

Axhenda e ceremonise

Pasi gjithcka eshte bere gati dhe kane mberritur gjithe te ftuarit, ne oren 10:10 – William e Harry largohen nga Clarence House dhe mbërriijnë në kishë rreth orës 10:15.

Në orën 10:20 –mbërrijnë në kishë, anëtarët e familjeve mbreterore të huaja.

Në 10:20 – e ëma e nuses, Carole Middleton dhe i biri James , nisen nga Goring Hotel dhe mbërrijnë në kishë në 10:27.

në 10:30 mbërrijnë familjet mbreterore më pak të rëndësishme.

në 10:40 – mbërrijnë fëmijët e mbreterehses, princesha Anna dhe bashkëhsorti Timothy Laurence, princi Andrea me të bijat Eugenia e Beatrice, dhe Edoardo, konti i Wessex me bashkëshorten.
10:38 – princi Carls dhe bashkëshorjt a etij Camilla largohen nga Clarence House dhe drejtohen pëër në kishë ku mbërrijnë në 10.42.

10:45 – interepretohet muzike me trombe për mbretereshen dhe princin filip.
10:51 – motra e Kate, Philippa ose (Pippa), dhe shoqëruesit e tjerë të nuses e të dhëndërrit mbërrijnë në kishë të ardhur nga hotel Goring Hotel.

10:55 – Kate, e shoqëruar nga babai, Michael Middleton, largohet nga Goring hotel dhe niset për në kishë.

11:00 – është ora kur kate mbërirn në kishë dhe nis ceremonia e drejtuar nga peshkopi i londrës.

12:15 – përfaqësuesit mbreterorë largohen nga kisha.

12:30 – të sapomartuarit shkojnë në pallatin buckignam ku zhvillohet dhe fotografia zyrtare nga Hugo Burnand.

13:25 – mbreteresha , të sapomartuarit dhe familjet e tyre, shfaqen për 10 minuta në pallatin e Buckingham Palace dhe aty jepet edhe puthja e ciftit.
Pasditja parashikon , banket dhe shampanjë të ofruara nga mbreteresha për 650 të ftuar, më pas festë nga Middleton në hotel per te ftuarit e tyre, pritje në Lancaster House ofruar nga Foreign Office per diplomatët e huaj.

Në orën 19:00 , nis darka për 300 të ftuar, ofruar nga princi Charles,

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama