Dasma qe kushtoi vetem 1 paund!

Dasma qe kushtoi vetem 1 paund!

Një çift në Britaninë e Madhe kanë provuar se mund të martohesh edhe pa bërë shpenzime marramendëse. Duke përjashtuar detyrimin ligjor si tarifë martesore prej 70 stërlinash, dasma e tyre ka kushtuar vetëm 1 paund.

Ata organizua ditën e tyre të veçantë me familjen dhe miqtë, të kompletuar me unaza, lule një tortë dhe një fotograf për të kapur rastin. Gjithashtu, ata organizuan një piknik, pije, muzikë jazz dhe vallëzim në një mjedis malor, të gjitha brenda buxhetit të tyre të pabesueshëm.

Shpenzimi i tyre i vetëm ishte 1 paund, për blerjen e fustanit të nuserisë nga Xhorxhina. Momentalisht, një dasëm në Britaninë e Madhe kap mesatarisht shifrën e 20.000 stërlinave.

KOSTO E DASMËS


Fustani i nuses: 1 paund nga www.freecycle.com
Kostumi dhëndrrit: M&S, një model i vjetër
Unazat: Të bëra me kocka të gjetur në oborrin e tyre
Shërbimi: Falas, me ndihmën e kishës

Fotografia: Shërbimi ishte si dhuratë, pasi nusja kishte punuar më parë për fotografin
Torta: Dhuratë nga halla e nuses
Ushqimi: Të ftuarit kontribuan me nga një pjatë secili
Muzika: Babai i nuses luante në saksofon
Vendi: Prapa vilës së tyre
Pritja: Një piknik në një fushë në fshat


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama