Dasmat me te kushtueshme ne bote!

Dasmat me te kushtueshme ne bote!
Kur vjen koha për tu martuar, nuk ka diferenca mes të pasurit dhe të varfërit. Të gjithë duan të kenë një dasmë përrallore, si dita më e veçantë në jetën e çdo njeiru. Por, ndryshe nga të varfërit, të pasurit me fuqinë e tyre financiare i japin vetes mundësinë për të realizuar një dasmë ëndrrash. Forbes, thotë se dasma e Princit Ëilliam dhe Kate Middleton pritet të jetë një prej dasmave më të shtrenjta të kohëve moderne, ndërsa sjell një listë me dasmat më më të shtrenjta në histori.

Ne po sjellim pesë vendet e para të listës së publikuar në FORBES

Princesha Salama me sheikun Mohammed bin Rashid Al Maktoum
Dasma ka kushtuar 100 milionë $, janë martuar në vitin 1981.

Për të gjetur vend për 20.000 të ftuarit në dasmë, u ngrit një stadium posaçërisht për sundimtarin e Dubait.

Princi Charles dhe Diana Spencer
Dasma ka kushtuar 70 milionë $, janë martuar në vitin 1981

Një pjesë e madhe e parave është shpenzuar për cështjet e sigurisë.

Vanisha Mittal dhe Amit Bhatia
Dasma ka kushtuar 60 milionë $, janë martuar në vitin 2005

Dasma ka zgjatur për 6 ditë, 100 të ftuar në Pallatin e Versajës, transport falas drejt Francës për të ftuarit në ceremoni, hotele me pesë yje, fishekzjarre tek kulla Eifel dhe shumë detaje të tjera çuan koston e dasmës në 60 milionë dollarë.

Aleksandra Nikoliç dhe Andrey Malnichenko
Dasma ka kushtuar 30 milionë $, janë martuar në vitin 2005

Argëtimi ishte një pjesë e rëndësishme e kësaj dasme midis miliarderit rus dhe modeles, me performanca nga Ëhitney Houston, Christina Aguilera dhe Julio Iglesias, ku secili prej tyre është paguar me të paktën 3.6 mln dollarë.

Priya Sachdev dhe Vikram Chatëal
20 milionë $ 2006

Bashkë me 600 të ftuarit në dasmë, çifti ka udhëtuar për 10 ditë nga një qytet në një qytet tjetër ne Indi nëpërmjet një jet-i personal. Pronarit të hoteleve luksoze si Dream Neë York, i kushtoi dasma rreth 20 mln dollarë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama