Datagate spiunohet edhe telefoni i Merkel. Po per telefonat tuaj keni menduar ndonjehere?

Datagate: spiunohet edhe telefoni i Merkel. Po per telefonat tuaj keni menduar ndonjehere?

The Guardian shkruan: NSA u kërkonte udhëheqsve qeveritar akses në rubrika për të mundësuar zgjerimin e database. Agjencia amerikane e sigurisë pwrmes sistemit  Datagate, ka spiunuar bisedat telefonike të 35 liderëve botëror. Th Guardian ka publikuar një memo të rezervuar nga arkivi i Edward Snowden, ish tekniku i CIA-s që ka bërë publik programin e sorvejimit të qytetarëve amerikan. Në mesin e përgjimeve të 35 liderëve botëror, të mërkurën plasi edhe rasti i kancelares Merkel, e cila është spiunua përmes telefonit. Të spiunosh nuk është e pranueshme, mes aleatëve duhet besnikëri- është shprehur Merkel. 

 

Përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë janë shprehur se nuk po e sorvejojnë telefonin e Merkel. Por, Gjermania ka mbetur e irrituar, sepse amerikanët nuk e kanë mohuar se nuk e kanë bërë në të kaluarën këtë përgjim. Pas skandalit të përgjimeve Franca dhe Gjermania kanë rritur presingun kundër SHBA dhe janë shprehur se do të hetojnë më mirë se si funksionon sistemi Datagate. Një reagim tjetër në lidhje me datagate vjen nga Shulz, i cili nënvizon se: Shërbimi i inteligjencës i SHBA është jashtë kontrolli.

 

Këtë deklaratë Shulz e bëri gjatë një interviste të dhënë për Cnbc, gjatë të cilës ka nënvizuar se i ka kërkuar shpjegimi ambasadorit amerikan pranë BE dhe se nuk ka marrë asnjë shpjegim. Nga ana tjetër Obama mirëkupton shqetësimet e “aleatëve”. Këtë e ka bërë publike zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë,  Jay Carney, i cili ka thënë: “Presidenti Obama mirëkupton shqetësimet e ngritura mbi Datagate dhe për këtë arsye ka filluar një revizion i sistemit të mbledhjes së të dhënave nga ana e inteligjencës”.

 

Skandali Datagate, ka hapur pikëpyetje të mëdha mbi statusin ekzistues të demokracisë dhe ç’mund të ndodh me të. Falë një bumi të zhvillimit të teknologjisë qytetarët ndjehen kudo të spiunuar dhe të vëzhguar, jeta e tyre private është e cenuar. A i keni bërë pyetjes vetës se çfarë ndodh me telefonat tonë kur flasim në Shqipëri? A ka transparencë me përgjimet e paautorizuara? Po shërbimet e inteligjencës së vendeve fqinje  a kanë teknologji spiunimi të pranishëm në territorin tonë, të cilat cenojnë sigurinë kombëtare?


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama