Portieri i kombëtares spanjolle, David De Gea, ka thyer një rekord 50-vjeçar në ndeshjen ndaj Turqisë, duke kaluar legjendën angleze, Gordon Benks.
Spanjolli ka arritur të ruajë të paprekur portën e tij në të 5 ndeshjet e para zyrtare në të cilat ka luajtur, duke regjistruar një total prej 450 minutash, ndërsa Benks ishte dorëzuar pas minutën së 442-të në vitin 1966.
Ndërkohë, ajo ndaj Turqisë ishte ndeshja zyrtare e 7 radhazi në të cilën Spanja nuk pëson gol, një ecuri mbresëlënëse për ekipin që dështoi shumë keq gjatë Botërorit të fundit.