E pastrehë dhe e vetme, ajo vazhdoi shkollën dhe mori një punë si pastruese po ne ate në shkollë, gje qe do ti siguronte asaj qendrimin brenda nje ambjenti. Duke perfituar nga kjo mundesi, adoleshentja i'u dha te nxenurit, si e vetmja mundesi mbijetese.Po! Ajo vendosi te mesoje edhe me shume nga parashikimet e moshes, vetem e vetem per t'ia dale, ndersa avancoi shume shpejt ne klasat per me te rriturit per shkak te ezaurimit te mesimeve, ne nje kohe me te shpejte se moshataret.
“Më duhej t’i bëja detyrat nën dritën e qiriut dhe të përdorja sobe me dru, e vetmja mënyrë për t’u ngrohur vetë dhe për të ngrohur një supë të gatshme”-tregon ajo mes lotesh, ne mungese te dy prinderve. Ajo thotë se suksesi në mësime, e ndihmoi të përballonte gjendjen e saj.Por kjo nuk eshte rastesisht themelore! “Te mesuarit me hiqte mendjen nga gjërat e tjera. Kur bëja detyrat nuk kisha pse të mendoja për problemet, kisha një objektiv dhe përqendrohesha tek ai dhe kur e arrija ndjehesha e plotësuar”. Pas vitesh te tera perpjekje per mbijetese dhe kerkimi per gjetjen prinderve, Dawn-it me ne fund i ka "ndritur" fati.
Adoleshentja është pranuar në Harvard dhe ka ndër mend të studiojë për biologji. Qe ne fillim, ajo ka nisur te shperbleje edhe shkollen per ndihmen qe i dha duke e strehuar dhe perkhrahur, ndersa ka hapur nje organizatë që të ndihmojë studentët e tjerë në nevojë.
“E di që do t’ia dal dhe ka dhjetra nxënës vetëm në shkollën tonë që janë të pastrehë”. Drejtori i shkollës Aaron Allen, e sheh te ndritur të ardhmen e Dawn përtej Harvardit.
“Ajo do të diplomohet, po përveç kësaj, lidhjet që do të krijojë, do t’ia shtojnë suksesin dhe do ta rrisin kontributin e saj”. Ai thotë se ajo është e para nxënëse në historinë e shkollës Burns, që pranohet në Harvard. Një frymëzim për shokët e saj dhe gjithë komunitetin.
“Dua që gjithkush ta kuptojë që mund t’i realizosh ëndrrat, nëse përpiqesh”. Harvardi mbulon të gjitha shpenzimet për studimet dhe jetesën e saj dhe ka premtuar t’i gjejë një punë në universitet. Pavaresisht realizimit te endrres per shkollen perfekte dhe natyrisht fitores mbi skamjen,Dawn eshte ende ne kerkim te prinderve te zhdukur...