De Biazi Ja arsyeja pse Europa duhet te jete tifoze me ne

De Biazi: Ja arsyeja pse Europa duhet të jetë tifoze me ne

Xhani De Biazi mendon se të gjithë duhet të jenë tifozë me Shqipërinë, një vend i vogël i cili ka kaluar çdo parashikim të mundshëm, pavarësisht vështirësive me të cilat është përballur. Në intervistën e dhënë për "La Reppublica", ai ka shpjeguar arsyen kryesore pse sipas tij, çdokush duhet të mbështesë kombëtaren kuqezi gjatë Euro 2016.

De-Biazi-te-kulla-e-Parisit-653x420

"Në fillim nuk më ofruan një projekt, por një aventurë për t'u jetuar. Vendimtar ishte fakti që mund të zgjedhja njerëzit, metodat, gjithçka. Mund të bëja punën time siç më pëlqen mua", tha ai, duke treguar edhe se si kishte ndërtuar një kombëtare mbarëkombëtare.

"Sot Shqipëria është e përbërë nga 70% myslimanë, 20% ortodoksë dhe 10% katolikë. Djemtë e mi janë kosovarë, maqedonas, shumë janë të rritur në Zvicër. U kemi dhënë një fanellë të përbashkët fëmijëve të diasporës. Vijnë nga realitete të ndryshme, duan të rifitojnë kohën e humbur. Mishi ishte arsyeja kryesore e largimit të prindërve të tyre. Nuk u larguan për të jetuar më mirë, por thjesht për të jetuar. Tani skuadra ime është një projektim në fushë i ëndrrës së Brukselit. Europa duhet të bëjë tifo për ne", tha De Biazi.

Trajneri mbrojti edhe futbollin që aplikon ai, i orientuar më shumë nga mbrojtja. "Shpesh është nevojë, shpesh duhet të jesh mendjemprehtë. Për shumë vite, kundërsulmi është denigruar. Për snobizëm. Shumëkush mendon se është e lehtë të luash kështu, por në fakt duhet të lëvizësh të gjithë së bashku dhe të krijosh hapësira. Diferencën e bëjnë lojtarët e mëdhenj, është e lehtë të dukesh i bukur kur ke Neimar dhe Mesin".

Pasi saktësoi se e kishte për krenari faktin që i ishte dhënë pasaporta shqiptare, De Biazi vlerësoi edhe një herë entuziazmin shqiptar. "Ne shpresojmë të kalojmë turin. Por në Shqipëri, futbolli është faktor gëzimi. Është një nga mënyrat se si populli kërkon të kthehet të jetojë. Gëzimin që mbërritëm këtu nuk na e heq dot askush".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama