Trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, i ka mbetur peng fakti që nuk ka arritur të kalojë fazën në grupe të Euro 2016. Kjo edhe për faktin se Portugalia, një skuadër e cila nuk fitoi asnjë ndeshje në grup, tani është në finalen e turneut.
"Çfarë ndjej kur shoh Portugalinë në finale? Më vjen të qaj, sidomos duke menduar se Portugalia ka fituar në gjysmëfinale ndeshjen e saj të parë", tha trajneri për "toro.it.
"Ne në grup arritëm të fitonim një ndeshje, ndërsa ata jo, por fatkeqësisht nuk arritëm të kualifikoheshim për më tej. Duhet të them gjithsesi se Fernando Santos ka bërë me të vërtetë një punë të shkëlqyer, nuk ishte aspak e lehtë të çonte në finale Portugalinë", deklaroi trajneri i përfaqësueses.