De Biazi Mesazhi per Konten dhe paralajmerimi per Gjermanine

De Biazi: Mesazhi për Konten dhe paralajmërimi për Gjermaninë

"Konte më jep një dorë që ta çoj Shqipërinë në 1/8" është mesazhi që ka Xhani De Biazi për trajnerin e Italisë. Duke folur për agjencinë italiane në lajmeve ANSA, De Biazi thotë se "duke mundur Rumaninë kemi bërë një arritje historike".

Konte-dhe-De-Biazi kryesore

"Për të kaluar si e treta më e mirë na duhet një ndihmë nga Grupi D, ku ndodhet Italisë. Do të bëjmë dyfish tifozllik në ndeshjen ndaj Irlandës, një fitore na jep shpresë. E njoh Konten dhe jam i sigurt se Italia do të japi maksimumin."

De Biazi pasi tregon për telefonatën që ka marrë nga Kryeministri Edi Rama dhe dhënien e pasaportave diplomatike për të gjithë ekipin, flet edhe për atë që e pret Shqipërinë pas fazës në grupe.

"Pashë foto nga Tiranë, qyteti pati një festë të çmendur. Me fitoren e ndjeshme jemi zhbllokuar dhe kam besim se në fazën e eliminimeve direkt kundër Gjermanisë apo Anglisë do të jemi një tjetër ekip", thotë italiani.

De Biazi thotë se në telefonin e tij ka marrë urime "si të ishin së bashku festa e Vitit të Ri, Pashka dhe ditëlindja".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama