De Biazi Te ardhmen time e vendos Duka

De Biazi: Te ardhmen time e vendos Duka

Mbrëmja e djeshme ka qënë më e hidhura për trajnerin e kombëtares shqiptare Xhani De Biasi nga momenti që ka marrë drejtimin e kuqezinjve. Në Islandë kishte menduar një tjetër ndeshje, e cila nuk përfundoi ashtu siç ai e priste. Dy rezultate në këto dy ndeshjet e fundit që as vetë De Biasi nuk i kishte menduar, dy humbje që kanë zbehur ndjeshëm entusiasmin e ambjentit kuqezi dhe tani ka edhe kritika ndaj tij.

Duke folur për mediat pas humbjes në Rejkjavik, De Biasi ka folur për ndeshjen e humbur mbrëmë, dy ndeshjet që luajtëm dhe të ardhmen e tij. “Në futboll në shumicën e rasteve fiton skuadra që luan më mirë. Kjo nuk ndodhi në Slloveni kur meritonim më shumë. Por, më duhet të pranoj dhe të them që kjo ndodhi në Rejkjavik dhe Islanda e meritoj fitoren- shpjegon italiani- Ata qarkulluan topin gjatë gjithë lojës. Krijuan raste, shënuan dhe mbi të gjitha ishin atletikisht shumë mirë. Ëndrra ishte më e bukur për aq sa zgjati, askush nuk e mendonte. I kemi humbur shpresat për kualifikim edhe pse matematika na mban në lojë. Do të vazhdojmë që tëluajmë denjësisht. Ishte një ëndërr e bukur, ndoshta zgjati edhe më shumë nga sa ne e kishim menduar”. Trajneri kombëtares shqiptare më pas bën një retrospektivë të eksperiencës së tij të deritanishme në drejtimin e Shqipërisë. “Kur erdha gjeta një skuadër të shpërbërë, tani kam një ekip që ka të ardhme. Me punën në këto muajt e fundit kemi ndërtuar një skuadër të madhe e cila premton shumë. Për fat të keq nuk ja dolëm- shpjegon De Biasi që më pas ndalet të flasë për dy ndeshjet e rradhës- Në dy ndeshjet e fundit do të përpiqemi që të bëjmë të mirën ashtu siç edhe kemi bërë deri më tani, me shpresën për të përmirësuar akoma më shumë imazhin e skuadrës”.

Në fund Xhani De Biasi ka folur për të ardhmen e tij, duke lënë shumë pikëpyetje. “Nuk e di nëse do të jem më pjesë e projektit, gjithçka është në dorën e presidentit Duka. Nuk e di nëse është ende e vlefshme oferta për rinovimin që më është propozuar, por do të ulemi së bashku me presidentin për të folur për të ardhmen”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama