De Biazi anulon festen kuqezi ne hotel nuk lejon as kamerat

De Biazi anulon festën kuqezi në hotel, nuk lejon as kamerat

Mendohej se kombëtarja shqiptare e futbollit do të festonte gjatë këtë fitore historike, por trajneri Xhani De Biazi ka frenuar entuziazmin e tepruar të kuqezinjve.

13442406_1543637552611117_8407065361122918544_n

Edhe pse presidenti Duka ka dashur që të organizonte një darkë festive, De Biazi ka udhëzuar ekipin që të vazhdonte planin stërvitor.

Sipas teknikut, ekipi nuk ka arritur asnjë gjë, ndaj ai jo vetëm ka ndaluar festimet deri në orët e vona të natës, por edhe ka ndaluar kamerat në restorantin ku darkonte skuadra.

Edhe tifozët që kanë shkuar drejt hotelit të kombëtares për të festuar kanë mbetur të zhgënjyer pasi nuk janë lejuar t'u afrohen idhujve të tyre.

Rreth 10 furgonë policie kanë krijuar një kordon sigurie përreth hotelit për të evituar që ekipi të shqetësohej pas vendimit të trajnerit.

Ekipi do të udhëtojë gjatë paradites drejt Peros Girek, ndërsa De Biazi ka planifikuar edhe një seancë stërvitore me ekipin gjatë pasdites, në pritje për të mësuar nëse kuqezinjtë do të vazhdojnë apo jo rrugëtimin në turne.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama