Xhani De Biazi është i sigurt se Shqipëria tashmë mund të luajë si e barabartë me çdo kombëtare tjetër. Ai shpreson që të ketë mundësinë ta provojë një gjë të tillë që në fazën tjetër të Euro 2016. Në një intervistë të dhënë për "La Repubblica", trajneri ka treguar bindjen e tij për cilësitë e lojtarëve, ndërsa ka "kërcënuar" Italinë se do të shihte vlerat e kësaj skuadre gjatë eliminatoreve të Botërorit.
Ju tashmë jenë plotësisht shqiptar; këndoni edhe Himnin me një pasion të pabesueshëm...
Pasi ka një motiv shumë të bukur, më tërheq. Fjalët janë pak të vështira, i njoh kuptimin, por shqiptimi është i komplikuar. Për fat të mirë, gjatë ekzekutimit të himneve më ndihmon pak edhe karaoke që kanë vendosur brenda stadiumit. Ky është një popull i jashtëzakonshëm, ka njohur diktatura dhe vuajtje, gjejmë tifozë shqiptarë ngado që shkojmë, një pasion të jashtëzakonshëm.
Më shumë emocione apo krenari?
Të dyja. Por kemi edhe pak keqardhje: të kishim bërë të paktën edhe një pikë në dy ndeshjet e para, tani nuk do të duhej të vuanim në pritje, për të kuptuar nëse do të qëndronim në turne.
Nuk jeni akoma i kënaqur?
E përse duhet të jemi? Kundër Zvicrës dhe Francës treguam se kombëtare të cilat në teori ishin shumë më të forta se ne, na kanë mundur vetëm falë detajeve. Kundër Francës, atë gol të Griezman nuk e kuptoj ende se si erdhi, nga doli. Dhe kundër Rumanisë kemi treguar se jemi një skuadër, një grup burrash: mund të dorëzoheshim psikologjikisht pas dy humbjeve, por ndeshja u interpretua në perfeksion.
Gjithçka duke lënë në stol kapitenin Cana...
Ishte një vendim i vështirë. Ia komunikova vetëm pak orë para ndeshjes. Megjithatë, duhet të heq kapelën para tij: u vu menjëherë në dispozicion të shokëve të skuadrës, i ka nxitur dhe mbështetur, kishte një sjellje si një njeri i madh dhe një kapiten i madh. Por në përgjithësi ishte shumë e bukur të shihje këto djem të ruanin dëshirën për të lënë mbresa në Europian dhe t'ia dilnin mbanë. Jemi rritur, jemi ata që dëshiroja të ishim. Jemi të gatshëm për të ecur përpara.
Ashtu?
Shihni, Shqipëria në fazën tjetër mund të shqetësojë shumë skuadra. Në fund të fundit duhej vetëm të zhbllokoheshim.
Ndaj çfarë do të bëni në këto ditë?
Do të stërvitemi, me idenë për të hyrë në fushë për fazën tjetër të premten apo të shtunën. Duke bërë një tifozeri të çmendur para televizorit edhe për Italinë: sa mirë sikur të na bënte një dhuratë të bukur duke mundur Irlandën, do të bëj tifo si i çmendur dhe duke njohur Konten jam i sigurt se do të japin maksimumin. Por nëse nuk do t'ia dalim mbanë, do të përgatitemi për shtatorin: kualifikueset e Botërorit, jemi në grupin e Italisë dhe do ta vëmë në vështirësi, keni për ta parë.
De Biazi, e dini se në tre Botërorët e zhvilluar me këtë formulë (1986, 1990 e 1994), vetëm një herë një skuadër e cila ka arritur e treta me 3 pikë është eliminuar?
Më falni se duhet të prek diçka. Hekur, dru, plastikë apo ndonjë gjë tjetër. Shihemi...
Përkthyer dhe përshtatur nga Panorama Sport Online