"Unë shpresoj të rri akoma këtu për të vazhduar rrugën që kemi nisur." Kjo është një pjesë nga fjala e trajnerit Xhani De Biazi të mbajtur sot në ambientet e Kryeministrisë.
Trajneri i kuqezinjve duket se ka rikonfirmuar qëndrimin e tij në stolin e Kombëtares për kualifikueset e Botërorit "Rusi 2018".
Kombëtarja e futbollit i prit në sot në një ceremoni shtetërore nga përfaqësues të shtetit shqiptar. Në fjalën e tij, De Biazi u shpreh i lumtur për paraqitjen e treguar nga kuqezinjtë në "Euro 2016" dhe mbështetjen që morën nga tifozët shqiptarë.
Një ditë më parë ai kishte thënë se ka një kontratë me Federatën deri në 2017, "ndaj mendoj se në kualifikueset e Botërorit tjetër do të jem trajneri i Shqipërisë, përveçse në rast se presidenti (Duka) e mendon ndryshe".