Franca priti në ndeshjen e dytë skuadrën surprizë nga Shqipëria. Lojtarët kuqezi për pak sa nuk realizuan mrekullinë duke treguar në pjesën e parë një performancë të shkëlqyer.
Përgjegjës për problemin e francezëve ishte ndërtimi i lojës së tyre. Qendërmbrojtësit e Francës të kujdesshëm në ndërtimin e lojës - Një aspekt i rëndësishëm në këtë ndeshje ishte roli i qendërmbrojtësve francezë.
Në futbollin botëror në fokus qëndron ndërtimi i lojës nga qendërmbrojtësit. Mbrojtës të klasit botëror, si Zherom Boateng, Leonardo Bonuçi, Zherard Pike dhe Tiago Silva marrin shpesh përgjegjësi në hapjen e lojës. Gjithashtu për shkaqe taktike mesfushorët difensivë nuk nxjerrin jashtë loje detyrat e qendërmbrojtësve.
Në këtë duel, trajneri Didie Deshamp na ofroi një taktikë ndryshe nga skuadrat elitare të Europës. Koshielni dhe Rami shumë rrallë jepnin pasime të gjata vertikale në mesfushë dhe shumë rrallë kalonin linjën e presingut nga rivalët. Në mënyrë konstante lëviznin Kante dhe Matuidi, të cilët tërhiqeshin dhe merrnin përsipër ndërtimin e lojës.
Nga kjo taktikë u ofrua një strukturë e veçantë. Koshielni dhe Rami qëndronin shpesh shumë afër njëri-tjetrit dhe nuk lëviznin si shumë dyshe qendërmbrojtëse larg njëritjetrit, në kohën që Kante dhe Matuidi ishin të pozicionuar afër tyre në gjysmëzona dhe pozicionoheshin më gjerë duke hapur lojën në linjën e parë.
Në këtë formë, si Matuidi, edhe Kante spostoheshin shpesh në qendër dhe pozicionoheshin mes qendërmbrojtësve. Por, përse shërbente ky motivacion taktik?
Në parim të ofron shumë mundësira. Një prej qëllimeve ishte që t'i jepej hapësirë loje Pajetit, por në fakt nuk u shërbye tamam për të. Nga ana tjetër, kjo taktikë të ofron një hapje loje diagonale të dopiogjashtës të spostuar te lojtarët e krahut, në mënyrë që të ndiheshin të sigurt nga kundërsulmet e Shqipërisë.Nuk koinçidoi efektive dhe konstante, pasi këto balanca u prishën nga stili i lojës efikase defensiv të ekipit mik.
Shqipëria me markim kokë më kokë bazuar në 4-5-1 - Sadiku, qendërsulmuesi shqiptar, pozicionohej relativisht i tërhequr. Ai nuk u bënte presing qendërmbrojtësve, por qëndroi pothuajse 20 metra larg tyre. Ai pozicionohej para kolegëve të tij në mesfushë dhe orientohej nga Kante dhe Matuidi. Kjo do të thotë që Matuidi dhe Kante ndiheshin të kërcënuar në rast se humbnin topin.
Për këtë arsye qëndronin të tërhequr dhe kuqezinjtë u qëndruan strikt pozicioneve të tyre dhe ishin kompaktë në marrëdhënie me topin. Edhe kur francezët shtonin forcat në këtë bllok ofensiv, presingu i shqiptarëve ishte fleksibël në markimin fizik. Për shembull, ata paralizuan sulmuesit e krahut, Koman dhe Marsial, apo Pajet duke mos u dhënë mundësi kombinative.
Djemtë e De Biazit reagonin në mënyrë të shkëlqyer karshi lojtarëve të krahut të Francës në gjysmëzona. Nga ndërtimi i bukur taktik, mbrojtësit dhe sulmuesit e krahut nuk patën mundësi kombinative dhe si rrjedhojë rreziku shuhej shumë shpejt. Sekreti i De Biazit ishte se kur depërtonin në thellësi, ata kishin shqetësimin e mbrojtësve të krahut të Shqipërisë, ndërsa kur qëndronin të tërhequr, nuk u bëhej presing.
Në momentin kur ndodheshin në pozicionet e linjës së dytë apo të tretë, ata markoheshin kokë më kokë dhe loja kombinative e tyre vihej nën presionin e "shqiponjave kuqezi".
Nuk u krijua asnjë shans i pastër, edhe pse për disa momente u hapën hapësirat në krah, por francezëve u mungoi bashkëpunimi dhe nuk ishin në sinkron.
Për këtë arsye Franca pati në pjesën e parë 70% të zotërimit të topit, por s'pati shanse nga krosimet dhe goditjet standarde. Shqipëria, nga ana tjetër, ishte më e rrezikshme për të kërcënuar portën dhe shanset për të shënuar ishin më të mëdha se në pjesën e dytë.
Dominanca lokale, afatshkurtër - Në këtë ndeshje Shqipëria pati shumë pak sulme në bazë të qarkullimit të topit apo zhvendosjeve të pasimeve. Sulmet më të shumta erdhën pas rikuperimit të topit dhe hedhjes në kundërsulm. Në këtë fazë përparoi, por dështonte shpesh në kundërpresingun dhe mbrojtjen e Francës.
Loja e kujdesshme dhe kundërsulmet e Shqipërisë bënë që pjesa e parë të mbyllej 4-5 goditje drejt portës për miqtë. Ajo që duhet theksuar është se dueli Francë-Shqipëri ishte e vetmja sfidë deri tani që në pjesën e parë nuk pati asnjë gjuajtje në kuadrat. Franca luante me një strukturë presingu të ngjashme si Shqipëria me disa topa të gjatë.
Në fillim francezët ishin më pasivë dhe Shqipëria në zona të veçanta pati dominancë numerike për të pasur kombinime të shpejta. Më pas francezët bënin presing te portieri dhe qendërmbrojtësit, të cilët detyroheshin të luanin me topa të gjatë.
Pajet u tërhoq dhe luante shpesh në një linjë me Kante dhe Matuidi, duke formuar një strukturë të fortë dhe të pritshme 4-4-1- 1 të transformuar në 4-1-4-1 dhe 4-5-1.
Njëkohësisht Pajet zhvendosej shpesh në drejtim të krahëve dhe merrte përsipër krahun e majtë kur Marsian orientohej nga Hysaj. Në shumicën e rasteve, kur Shqipëria kishte dominancnë në zonë dhe përparonte përpara, dështonte më së shumti nga lëvizjet prapa në katërkëndëshin mbrojtës, si dhe presingu i kundërt i mesfushës.
Kundërsulmet e Shqipërisë ishin disi më efektive, sepse pozicionimi i Marsial dhe Komanin së bashku me mbrojtësit e krahut lanë hapësira boshe.
Pjesa e dytë - Ndryshimi në formacion i francezëve favoritë ishte e domosdoshme. Deshamp hodhi në pjesën e dytë Pogba për Marsial dhe Pajet u spostua sulmues krahu në të majtë; Pogba u pozicionua në qendër të mesfushës ofensive dhe në krahasim me Pajet merrte rolin më shumë se një "8" gjatë zotërimit të topit. Më i rëndësishëm se zëvendësimet ishte ndryshimi i stilit të lojës gjatë zotërimit të topit dhe humbjes së topit.
Mesfushorët difensivë nuk ishin më të tërhequr në thellësi si në pjesën e parë. Shumë herë pati spostime të Pogbasë dhe Matuidi në drejtim të qendrës së sulmit falë kombinimeve të shpejta, driblimeve dhe pasimeve të rrezikshme. Pati edhe disa rokada.
Kështu, Komana reagonte shpesh në qendër ose nga e majta. Pajet bëri të njëjtën gjë. Këto mbingarkesa dhe kombinime të shpejta sollën probleme në markimin fizik të Shqipërisë, duke u dhënë më shumë hapësira vendësve. Pas humbjes së topit, Franca bëri kundërpresing agresiv dhe kompensohej nga një zhvendosje e mirë e Kantes, Koshielnit dhe Rami.
Pas 70 minutave u ul disi intensiteti i lojës së "gjelave". Shqipëria kishte mundësi ta mbante më gjatë topin deri në momentin kur Grizman u fut për Koman (68´) dhe Zhinjak për Zhirud (78´).
Sistemi ndryshoi në 4-1-4-1, duke evituar topat e gjatë dhe bërë lojë kombinative, duke pasur edhe më shumë hapësira në mesfushë. Shqipëria ishte e qetë deri në 10 minutat e fundit. Në minutën e 90-të, një krosim nga qendërmbrojtësi i avancuar Rami solli golin e Grizmanit. Ishte goditja e parë e Francës në kuadrat në 21 gjuajtje drejt portës. Në kohë shtesë, teksa Shqipëria hidhet në kundërsulm, humb topin dhe Pajet vulos 2-0.
Konkluzioni - Ideja e moderuar e francezëve në pjesën e parë për pak sa nuk solli suksesin e shqiptarëve. Ekipi i De Biazit u mbrojt shumë mirë dhe u përhapi shumë probleme organizatorëve. Në pjesën e parë ishin disi më të avantazhuar kundrejt francezëve.
Në pjesën e dytë Franca dominoi në "Velodrom". Ngritja e tempit, duke rrezikuar më shumë, dhe kundërpresingu efikas i dha më shumë prezencë në ofensivë. Shqipëria meriton komplimente për paraqitjen e pjesës së parë dhe për një pjesë në të dytën.
Përgatiti: ENIAR IBRO