"Xhani De Biazi, në futbollin superteknologjik të 2016-s, është një artizan. Katër vite më parë i kanë këshilluar Kombëtaren shqiptare dhe ai e ka shpluhurosur, riorganizuar dhe paketuar gati për në udhëtimin historik drejt Francës për në Europian. Kur erdhi në zyrat tona, foli për futbollin, Kosovën, portierin Higuita e të tjera tema duke përdorur shumë herë vetën e parë në numrin shumës:
'Ne'. Kjo ndodhi sepse Paolo Tramexani është më shumë sesa thjesht zëvendësi i tij. Është krahu i djathtë për De Biazin. Por ndoshta ndodhi edhe sepse De Biazi identifikohej me një popull të tërë, kur shprehej: 'Ne shqiptarët'. Duke mos hequr dorë nga fjalët për futbollin, mbi të bën një paralelizëm për jetën.
'Është e kotë që t'i shkosh me thjeshtësi apo me lule në dorë dikujt që të pret me kallashnikov. Duhet të presësh, të dish të fshihesh dhe pastaj kur kundërshtari është në sulm... bum, ta godasësh fort. Nga kjo pikë, i vjedh shkëndijën'. Thjeshtësia e të bërit të gjërave në këtë fushë do të jenë arma artizanale që De Biazi do të përdorë kundër Pogbasë dhe 'peshave të rënda' të futbollit modern", është hyrja e intervistës që "Gazetta Dello Sport" i ka bërë trajnerit të Kombëtares shqiptare.
Shqipëria
"Jemi një skuadër e bashkuar që jeton entuziazmin e njerëzve tanë. Shpeshherë është një defekt: tifozët na shtyjnë dhe kërkojnë që të sulmojmë e ta bëjmë këtë gjë gjithmonë, si në futbollin afrikan. Por, në fakt, në këto nivele është shumë e rëndësishme që të jemi të qetë e të mendojmë".
Nisja me Shqipërinë
"Hapi i parë ishte zbulimi dhe përzgjedhja e talenteve (Skauting). Paolo ka bërë 50 fluturime, ka folur me të gjithë dhe është përpjekur të kuptojë si janë djemtë. Në dyvjeçarin e parë, na thoshin: 'Keni udhëtuar shumë, keni shpenzuar shumë'. Por, e rëndësishmja ishte që të kuptohej se aty ishim për të bërë një hap historik. Ka qenë thuajse një 'blof', por ne kemi besuar gjithmonë".
Manaj
"Është e thjeshtë: E sheh portën si pak të tjerë, ka shumë kualitet fizik, por nuk e di nëse mund të bëjë i vetëm rolin e 'pykës' në nivelet maksimale. Për nga mënyra si lufton, më kujton Boninsenjan e sigurisht ka personalitet. Përpara ndeshjes me Kosovën, i kërkova që të mos bënte gjëra të jashtëzakonshme, ndërsa ai: 'Mister, do bëj gol!'. U fut, vrapoi dhe për 12 sekonda shënoi".
Hysaj
"Është një ndër më të mirët, në mënyrë absolute. Tre vite më parë, e kam aktivizuar për herë të parë në Oslo kundër Norvegjisë, në fitoren 0-1 për ne. Presidenti i Federatës në fund të ndeshjes më tha: 'Mister, je i çmendur, është një djalosh vetëm 19 vjeç' dhe iu përgjigja: 'Sikur të kisha pesë të tillë, do t'i aktivizoja të gjithë njëherësh'".
Historia më interesante
"Paolo ka parë Lenjanin në Serinë B të Zvicrës me Uinterthur. Në mbrëmje e ka pritur për të biseduar dhe ai, i habitur, ka thënë: 'Ju po më kërkoni për U-21?' dhe Paolo: 'Jo, ju jeni 22 vjeç dhe nuk mund të luani me U-21. Po ju kërkoj për Kombëtaren A. Nuk besonte. Edhe me Berishën nuk ka qenë keq. E kemi parë te Kalmar, në një ndeshje kupe: priti një penallti dhe shënoi një tjetër që ishte në favor të skuadrës së tij. M'u kujtua Higuita dhe mendova: 'Ky është portieri im!'."
Taktika e Shqipërisë
Për ne është shumë e rëndësishme që lojtarët të luajnë sa më pranë njëri-tjetrit që të jetë e mundur. Kjo na jep superioritet numerik në zonë dhe gjithashtu na ndihmon jo vetëm në kontroll, por edhe në daljet përpara".
Pranimi i Kosovës, pasojat
"Në Kosovë ka pasur tragjedi familjare, dhe shumë lojtarë kanë humbur edhe prindër. Pas Europianit do të vendosin, por së bashku kemi bërë gjëra të rëndësishme. Mendoj që do të jetë e vështirë që ta lënë këtë kombëtare, mbi të gjitha nëse edhe në Francë do të bëjmë gjëra të mira".
"Rusi 2018"
"Shqipërinë, sigurisht. Italia, me një kampionat me 38 ndeshje, ka diçka më shumë sesa Shqipëria, por në një ndeshje ka ekuilibër. Gjithmonë ekziston mundësia për të humbur dhe për të.