De Biazi permbys formacionin Pse mora Veselin e jo Gjimshitin

De Biazi përmbys formacionin: Pse mora Veselin e jo Gjimshitin

UPDATE/ Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi pritet të aktivizojë ndaj Ukrainës ata futbollistë që nuk luajtën kundër Katarit.

13226970_967590333340196_2492668092975019488_nKëtë e ka konfirmuar vetë trajneri gjëtë një konferencë për shtyp në Itali, vend në të cilin Kombëtarja është akomkoduar këtë te enjte. Pas largimit nga Austria kuqezinjtë dhe do të luajë nesër në Bergamo ndeshjen e fundit miqësore ndaj Ukrainës dhe më pas do t'i drejtohen Francës për finalet e Europianit.

"Në ndeshjen ndaj Ukrainës do të ketë disa ndryshime dhe do të luajnë ata lojtarë që nuk ishin ndaj Katarit",-tha trajneri.

Për sa i përket finaleve të Europianit, De Biazi u shpreh se ekipi "nuk duhet të humbi karakteristikat që e sollën në Francë".

Tekniku cilësoi si ndeshjen më të rëndësishme takimin e parë me Zvicrën.

"Ndaj Zvicrës do të jetë një ndeshje e veçantë dhe sfida mes vëllezërve Xhaka do të jetë një sfidë brenda sfidës",-tha ai.

20160601_193512

Frederik Veseli

Duke folur për grumbullimin e Veselit në listën zyrtare të 23 futbollistëve që do të luajnë në Francë, De Biazi tha se shkak që ai nuk ka qenë më herët pjesë e Kombëtares ishin procedurat burokratike.

"Veselin nuk patëm mundësi ta grumbullonim më parë edhe për arsye burokratike. Është një lojtarë që e kemi ndjekur prej kohësh, besoj se për nga karakteristikat është shumë i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen.

Zgjedhjet janë bërë në bazë të kondicionit aktual të gjithsecilit, për këtë arsye kam qenë i detyruar të bëj zgjedhje të dhimbshme dhe shumë të vështira që nga njëherë mund të duken si ta pakuptueshme",-u shpreh ai.

Berat Gjimshiti

Ndërsa për largimin e Gjimshitit, ritheksoi e futbollistin e penalizoi mos aktivizimi me skuadrën e Atalantës në Serinë A.

"Gjimshiti ka qenë me ne në pjesën e dytë të eliminatoreve. Më katër shtator u aktivizua ndaj Danimarkës, pastaj më 7 shtator kundër Portugalisë dhe në Armeni ku shënoi një gol shumë të rëndësishëm, por më pas nuk ka luajtur thuajse fare, ky ishte problemi.

Luajti tri ndeshje këtu në Bergamo dhe e grumbullova sepse ishte e drejt të bëja këtë, por pashë që nuk e kishte kondicionin që prisja prej tij. Unë besoj se ai është një futbollist që mund të jetë protagonist me një skuadër të nivelit të mesëm këtu në Itali sikurse është Atalanta",-tha ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama