De Biazi qendron te Shqiperia per te na sfiduar ne Boterorin e 2018-s

De Biazi qëndron te Shqipëria për të na sfiduar në Botërorin e 2018-s

Deklarata e De Biazit se 'dëshiron të vazhdojë rrugën e nisur' me kuqezinjtë nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së mediave italiane.

13434775_10154111949577110_8992917513549577603_n

E përditshmja "La Repubblica" shkruan se trajneri konfirmon qëndrimin në stolin e Kombëtares shqiptare të futbollit dhe ky vendim do ta vërë përballë 'axurrëve' për eliminatoret e Botërorit.

"Pas prezantimit të shkëlqyer në finalet e "Euro 2016´´, pasi skuadra e tij u eliminua për pak mes të tretave më të mira, De Biazi ka konfirmuar se dëshiron të 'vazhdojë mrekullinë'.

Një vendim që do ta vendosë përballë Italisë në eliminatoret e 2018-s",-shkruan "La Repubblica". Ndërsa pasqyron edhe vlerësimin që Kryeministri Edi Rama bëri ndaj teknikut në ceremoninë e pritjes që u organizua për kuqezinjtë sot në Tiranë.

Konfirmimi i De Biazit në stolin e Kombëtares është publikuar edhe në media të tjera italiane. Portali i njohur sportiv "Goal.com" shkruan se De Biazi nuk u dorëzua nga eliminimi në "Euro 2016" dhe do të vazhdojë rrugën e nisur me ekipin e ndërtuar prej tij.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama