De Biazi revoltohet per Sadikun E kane trajtuar keq ja ku te shkoje

De Biazi revoltohet për Sadikun: E kanë trajtuar keq, ja ku të shkojë

"Armando Saidiku është trajtuar keq te Zyrihu dhe bën mirë që të largohet". Këto janë fjalët e trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazit, për Armando Sadikun.

Trajneri Xhani De Biazi dhe sulmuesi Armando Sadiku

Xhani De Biazi duke folur me Armando Sadikun

Për sulmuesin kuqezi thuhet se nuk po kalon një periudhë të mirë me klubin zviceran që në sezonin e fundit ka rënë një kategori më poshtë, por që kërkon shumë për kartonin e tij.

Në një intervistë për portalin "tio.ch", De Biazi thotë se sheh shumë mirë Sadikun në Bundesligë, apo në Serinë A, paçka se shton që në Itali aktualisht nuk ka shumë para.

"Të flasim qartë, Armando është trajtuar keq. Në pjesën e parë të aventurës së tij nuk u vlerësua. Në sezonin e fundit, më pas, veçse nuk gjen hapësira, u largua, e huazuan nga një skuadër që më pas ra një kategori më poshtë. Bën shumë mirë që nuk do të luajë me atë fanellë.

Duke folur për moshën e tij 25-vjeçare, tekniku italian thekson se kjo nuk është problem.

"Nuk është më i ri, por një klub që mund të investojë fuqishëm mbi të mund ta gjejë. Ka përpara tij 6-7 vite me një nivel të lartë",-ka thënë ai, ndërsa ka shtuar se "në këtë moment historik paratë në Itali mungojnë. Nëse unë do të isha një drejtues, do të bëja gjithçka për ta nënshkruar ".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama