De Biazi synon Angline por ja kush e kerkon ne te vertete

De Biazi synon Anglinë, por ja kush e kërkon në të vërtetë

Xhani De Biazi uron që të marrë drejtimin e Anglisë, siç e pranoi sot për "Radio 1 Rai". Por trajneri që drejtoi Shqipërinë në Euro 2016 nuk ka marrë asnjë ofertë konkrete nga përfaqësuesja e "tre luanëve".

De Biazi Tramexani

Megjithatë, ai është kontaktuar nga përfaqësuese të tjera evropiane, të cilat janë të gatshme t'i besojnë atij projekte serioze afatgjata, siç ndodhi me Shqipërinë.

Sipas asaj që ka mësuar "calciomercato.it", trajneri ka marrë dy oferta zyrtare, nga Federata e Ukrainës dhe ajo e Rumanisë. Kombëtaret e këtyre vendeve dështuan në Evropian dhe tani janë gati të investojnë shifra të rëndësishme për një trajner shumë cilësor, listë ku tashmë bën pjesë edhe De Biazi.

gianni-de-biasi-albania_s32jo9ejzg601ji0iisco124m

Ndërkaq, për trajnerin 60 vjeçar është interesuar edhe Federata Turke, ndonëse ajo nuk ka bërë ende asnjë lëvizje konkrete për të siguruar një marrëveshje me të.

De Biazi ka lënë të kuptohet se do të braktisë Shqipërinë para eliminatoreve të Botërorit 2018 vetëm nëse i bëhet një ofertë e parefuzueshme nga një përfaqësuese e madhe evropiane.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama