Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi vlerësoi lojën e treguar nga kuqezinjtë në ndeshjen me Zvicrën, paçka se ekipi humbi në finalen e parë të Europianit me rezultatin 0-1.
Në një intervistë pas ndeshjes, tekniku italian foli për lojën e mirë që zhvilluan futbollistët e Kombëtares në pjesën e dytë. De Biazi theksoi rikuperimin e ekipit pas daljes me karton të kuq të Lorik Cans në minutën e 36'.
"Gjëja më pozitive sot ishte se duke qenë në 10 lojtarë kundër 11 të Zvicrës, arritëm të krijonim dy raste për gol në pjesën e dytë që mund të ndryshonin edhe rezultatin.",-tha De Bizia.
Trajneri nuk preferoi të fliste për gabime në këtë sfidë, por shtoi se gjendjën e skuadrës e vlerëson në tërësi.
"Atmosferë fantastike, më vjen keq për këta tifozë, që e kthyen në festë sot. Më vjen keq, sepse luajtëm një pjesë të dytë shumë të mirë dhe patëm edhe 3 raste të shkëlqyer gjatë ndeshjes.
Humbëm raundin e parë, na mbeten edhe dy, edhe pse kemi rivalë shumë të vështirë përpara, por do të bëjmë gjithçka deri në minutën e fundit. Jemi këtu për të luajtur Europianin tonë.
Është hera e parë për të gjithë dhe jam i bindur që sot mund ta kishim luajtur shumë më mirë nëse do të nxirrnim në pah të gjitha cilësitë tona",-tha De Biazi për "Supersport".