Ekziston një ndryshim mes dy termave. Nuk më pëlqen kur ndonjë aktor, ose njeri i thjeshtë, sjell çmenduritë e tij në vendin e xhirimit. Kur vendos të marrësh pjesë në një film, duhet t’i lesh problemet personale në shtëpi. Kur ato sillen në xhirim, filmimi bëhet tepër i vështirë. Problemet e tua përiqu t’i shjpalosësh tek historia dhe personazhi yt”.
DeNiro tashmë 64 vjeç pranoi gjithashtu se ka transmetuar një pjesë të madhe të karakterit të tij, në filmin e ri”Ëhat Just Happened”. “Ekzistojnë disa karakteristika shumë të ngjashme me njëra – tjetrën. Ai nuk jam unë, por ka shumë gjëra që unë i gjej tek vetja ime. Nëse përdor gjëra dhe ide nga jeta ime, kjo ndodh sepse mendoj se janë vërtet të vlefshme për karakterin që mundohem të realizoj. Këtë e bëj me çdo karakter që më jepet”,- është shprehur De Niro.
Nga : Gazeta Albania