Debat mazhorance-opozite per mandatin e deputetit Frroku Kuvendi voton per kushtetuesen

Gjykata e Larte-Mark Frroku

Kryeparlamentari Meta: Nuk është politike, por kushtetuese

TRANË, 22 Tetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Në momentin që do të votohej për mandatin e deputetit Mark Frroku, deputetë të mazhorancës dhe opozitës janë përfshirë në debat.

Gjatë seancës kuvendore, deputeti Partisë Demokratike, Arben Ristani ka kërkuar ndërprerjen e mandatit të deputetit Mark Frroku dhe jo kalimin e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetutese, siç vlerësoi disa ditë më parë Këshilli Mandateve dhe Rregullores në Kryesinë e Kuvendit.

"Frroku ka kryer një krim të rëndë në Belgjikë, është i arrestuar dhe po hetohet në Shqipëri dhe Belgjikë për këtë, prandaj nuk mund të kryej funksionin e tij si deputet. Në këtë optikë Këshilli Rregullores nuk e ndërpreu mandatin e Frrokut, por sot unë kërkoj që të ndryshojë votimin dhe të votojmë për ndëprerjen e mandatit, siç ju kam kërkuar përmes një shkrese zyrtare dhe jo për të kaluar fatin e mandatit në duart e kushtetutës", tha Ristani.Gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj1-525x3502011-300x200

Në të njëjtën prizëm u shprehën dhe ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që kërkoi ndërprerjen e seancës për pak minuta, me qëllim shkrimin e pr/ligjit që i hap rrugën ndërprejres së mandatit të Mark Frrokut.

Kryetari Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili tha se jeni bërë për vaj medet, teksa shtoi se ky është një rast specifik, që Gjykata Kushtetuese mund t'i japë zgjidhje.

Në këtë drejtim u shpreh edhe Kryetari Kuvendit, Ilir Meta, që tha se, kjo nuk është çështje politike, që ta vendosim ne këtu, por është çështje ligjore e kushtetuese, e cila duhet vlerësuar nga organi kompetent, me qëllim që të përdoret dhe si precedent.

Në fund mazhoranca votoi me 74 vota pro vendimin për t'iu adresuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim nëse mungesa e Mark Frrokut prej 6 muajt është e arsyeshme apo e paarsyeshme, çka do të përcaktojë edhe fatin e mandatit të deputetit të Qarkut të Shkodrës.

vijon....


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama