Debate ne Kuvend Berisha perplaset me ministrat e Rames

Debate ne Kuvend, Berisha perplaset me ministrat e Rames

Kuvendi i Shqipërisë si çdo të enjte është bërë arenë debate, fyerjesh e sharjes mes dy palëve. Protagonist i debatit të sotëm ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili në fjalën e tij të gjatë ka akuzuar ministrat e rinj të qeverisë “Rama”, të cilët kanë replikuar pas tij me kundër akuza.

Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar qeverinë se ka dështuar në mbajtjen e qetësisë dhe rendit publik ndërsa shtoi se sinonim i saj është tritoli. Berisha tha se që kur qeveria e re ka ardhur në pushtet, vendi është përfshirë nga kaosi dhe krimet janë shtuar.

“Me ardhjen në pushtet me premtimet antiglobaliste fjala e vetme që u zhduk nga fjalori është punësimi. Rikujtoni të gjitha retorikat boshe të piktorit dështak që i mbushet mendja se në shqipëri sak ekonomist sesa ai. Duke mbjellë vrerë e zi flet për tmerr dhe ferr në këtë vend, duke përshkruar Shqipërinë me atë realitet që ka në mendjen e tij dhe kurrë realitetin që ekziston. Ka shkatërruar dhe po shkatërron pa mëshirë me dhjetra vende pune. Keni hedhur në erë shtetin ligjor duke shkelur rregullat e tij. Cili është qëndrimi juaj, cili është dimensioni i kryekreut tuaj. I ngërthyer nga kompleksi i shkatërrimit dhe kënaqet nga shpërthimet që bën. Shkon në Dhërmi në një fshat dhe terrorizon një fshat të tërë dhe filloi të ndërtojë pasi u miratua materplani i Himarës. Shkon me pas Koçoja me kryekreun. Ky është një mekanizëm i zi që është Shqipëria në kaos, Shqipëria nën thundrën e krimit, Shqipëria e vrasjeve me maska dhe trafiqe. Çfarë bëtë me ardhjen tuaj në pushtet, për të mbyllur dosjet e kartelave shkarkuat policinë kriminale dhe sollët një mjerim që është ulur këmbëkryq në çdo rrugë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ironizoi në sallën e Kuvendit me deputetët e mazhorancës duke theksuar se ata janë të papërgatitur për të diskutuar projektligjet.  Berisha kërkoi edhe ndërprerjen e seancës në mënyrë që deputetët e mazhorancës të përgatiten pasi seanca plenare nuk duhet të bëhet vetëm nga opozita. “N.q.s diskutimet vazhdojnë kështu në mënyrë asimetrike, unë mendoj që ta ndërpresim. Ti japim kohë mazhorancës të pregatitet sepse ky nuk mund të jetë vetëm parlament i opozitës. N.q.s. përfaqësuesit e mazhorancës kanë ardhur me duar në xhepa sot, atëherë le tu japim kohë, se unë e kuptoj që kjo qeveri ka shuar entuziazmin e këtyre deputetëve. Unë e kuptoj që këta deputetë e kanë shumë të vështirë të mbrojnë të pambrojtshmen, këta deputetë turpërohen me këta ministra, unë e kuptoj që këta janë në peshën e fajit të megamashtrimeve të kryekreut të tyre. Por nga ky parlament nuk mund të zhduket fjala diverse, e ndryshme, ndaj mund ta ndërpresim sot diskutimin dhe nuk tregojnë vullnet për të mbrojtur asgjë, atë që është ulur karshi tyre si qeveri që ka hyrë në librin e rekordeve “Gines” si e vetmja qeveri në botë që duartroket veten sepse platea ul kokën, dhe të gjitha këto janë të filmuara”, tha Berisha.

Në kundërpërgjigje ndaj Berishës ka folur Ministria e Inovacionit Mirela Harito, ministri Punëve Sociale Erion Veliaj dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Harito tha se në kompjuterat e kryeministrisë është gjetur një urdhër të brendshëm të firmosur nga Berisha ku I kërkohej ministrave që të kontrollonin administratën që të votonin për partinë në pushtet.

Ndërsa Veliaj e cilësoi Berishën një “patriot dylekësh” dhe më tej tha se “ti ke komplekse për patriotizmin sepse je kumbar I Damir Fazlliç dhe je dhëndër Serbie”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama