Debati Vucic - Rama zbulohen temat e diskutimit mes dy kryeministrave

Debati Vucic - Rama, zbulohen temat e diskutimit mes dy kryeministrave

Debati Vuçiç- Rama, zbulohen temat e diskutimit mes dy kryeministrave

Drejtoresha e Qendrës për Demokraci që organizon debatin ka zbuluar disa detaje rreth përballjes mes dy Kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë më 31 gusht në Vjenë.

E ardhmja e Ballkanit dhe hedhja pas shpine e të kaluarës do të jenë, ndër të tjera, temat e përballjes televizive mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij serb Aleksandër Vuçiç më 31 gusht në Vjenë.

Kështu ka deklaruar drejtoresha e organizatës joqeveritare Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore, Zvezdana Kovaç, e cila ka theksuar se përballja televizive në emisionin Okruzhenje do të mbështetet në mbajtjen e një diskutimi të shëndetshëm, me synimin për të gjetur zgjidhjen e problemeve përmes shkëmbimit të pikëpamjeve.

Kovaç ka thënë se gjatë emisionit që do të transmetohet njëkohësisht në pesë vende ballkanike “dy kryeministrat do të diskutojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve, se si e shohin të ardhmen e Ballkanit, si ta hedhin pas të kaluarën si pengesë për të ardhmen, dhe se si të rinjtë mund të jetojnë në një rajon me përplot sfida duke qenë të inkurajuar, dhe jo të jetojnë në konflikt.”

“Ata kanë treguar gatishmërinë të bashkëpunojnë, dhe të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e përbashkët, thekson Kovaç, pa marrë parasysh historisë me përplot keqkuptime, mungesës së një demokracie kulturore, luftës dhe krimeve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama