Krejt papritur, në këto ditë të nxehta pushimesh debati i ditës nuk ka lidhje me politikën, por me sportin. Më konkretisht me vendimin e Safet Gjicit për të lënë drejtimin e ekipit të Kukësit. Edhe pse nuk ka një zyrtarizim, Gjici po flirton me Vllazninë me premtimin se do e shpallë ekipin e Shkodrës kampion. Ky vendim duket se po imponohet pas ndeshjes së Kukësit me Legian e Varshavës, kur tifozët goditën një lojtar polak. Kjo solli ndërprerjen e ndeshjes dhe me shumë gjasë një dënim të ashpër nga UEFA.
Gjici është sulmuar ashpër në rrjetet sociale jo vetëm nga tifozët e Kukësit por edhe nga disa portale si Syri apo Lapsi. Safet Gjici, prefekt i Kukësit, kandidoi për të majtën në Bashkinë e Kamzës, por nuk fitoi. Opozita e akuzoi se firma e tij e sigurimit, Eurogjici, “lejoi” vjedhjen e një banke në Tiranë. Sipas opozitës, Gjici mori 6.2 milionë euro, të cilat i përdori për fushatë.