Debati mbi gjuhen-Agolli Duan te ndajne Veriun me Jugun

Debati mbi gjuhen-Agolli: Duan te ndajne Veriun me Jugun

Dritëro Agolli komenton gjatë intervistës për gazetën “Panorama” debatin e këtij fillim muaji lidhur me kujtimin e 5 Majit. Ai shprehet se politika e ngatërron qëllimisht luftën me komunizmin sepse do ta mohojë luftën. Lidhur me ritmet e punës së qeverisë ai thotë se “Formimi i kabineteve qeveritare, problemet që ka shoqëria, nuk duhen marrë si pikturë dhe si letërsi, nuk duhen marrë me formalizëm. Duhet të heqim dorë nga formalizmi i të kuptuarit të gjërave. Gjërat nuk mund të bëhen siç mendon ti në letërsi apo në pikturë. Më kujtohet se pas luftës, në 1945 të gjithë njerëzit e mençur e të ditur të kohës, që kishin qenë dhe nëpunës të qeverisë së Zogut u bënë drejtues, drejtorë banke, mjekë, inxhinjerë, administratorë, etj., ishin njerëz të shkolluar jashtë shtetit”.

Agolli flet gjithashtu edhe për debatin mbi gjuhën, për të cilën thotë se politika nuk duhet të ndërhyjë në këtë fushë. I pyetur mbi mundësinë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, ai thotë se kjo mundësi tani është reale, pasi e njëjta situatë sot është me Gjermaninë e Francën.

“Gjuha nuk ndryshon me sistemin, erdhëm në demokraci dhe të ndryshojmë dhe gjuhën. Nuk bëhet kjo gjë. Unifikimi i gjuhës nuk bëhet në demokraci, por bëhet kur formohen kombet”- thote ai, duke shtuar se

“Ky debat për prekjen e standardit është shumë i rrezikshëm sepse kërkon ta ndajë Shqipërinë në dy pjesë, Veriu të flasë gegërishten dhe Jugu toskërishten. Kjo është një përpjekje që ka filluar herët, por nuk arrihet dot”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama