Një situatë e tensionuar u shënua një ditë më parë në Kuvend, e cila për pak përfundoi me një përplasje fizike. Kryetari i PR, Fatmir Mediu, u përplas me dy deputetë të LSI, në lidhje me atë që po ndodh në Vorë.
Panorama ka zbardhur debatin.
Luan Rama: O Fatmir, po t’i lëmë krushqitë se nuk jemi për të mbrojtur krushqit.
Fatmir Mediu: Po mos fol për banditët e Vorës. Mos bëni atë që po bëni, sepse është turp.
Luan Rama: O Fatmir, unë nuk jam ndaluar në aeroportin e Milanos duke folur me ndonjë bandit. Të vrarët në Gërdec janë edhe nga Martaneshi, Fatmir. Unë jam nga Martaneshi.
Fatmir Mediu: Unë nuk i hyj njeriu në shtëpi dhe nuk lejoj të më hyjë njeri në shtëpi.
Ilir Meta: O Fatmir, mos u nxeh.
Fatmir Mediu- Luan Ramës: Ik o bastard.
Fatmir Mediu: O luan, a do të dal ta them me mikrofon? Rexhep Dama thotë bëji të fala. Do të dal ta them në mikrofon.
(Luan Rama ulet afër deputetit të LSI, Robert Bitri)
Fatmir Mediu- Robert Bitrit: O Berti, a ka mundësi, boll…
Robert Bitri: Qetësohu ti ore.
Fatmir Mediu: Bert, si e ke hallin ëëëë?
Robert Bitri: (I bën me shenjë të mbyllë gojën) Po ik ore andej se nuk po flas me ty fare, kthehu andej, fol me të tjerët, jo me mua.
Fatmir Mediu: Po kur u bëre trim ti mor b…q… O laro pazari.
Robert Bitri: Hajde jashtë se ta tregoj unë…
Jozefina Topalli: Ooo Fatmir, o Fatmir!
Edi Paloka: O Fatmir, o Fatmir!
Fatmir Mediu: O laro pazari, u bëre ti. Hajde ta tregoj unë o b…q…
Robert Bitri: Boll o dele…!