Debati/ Tirana sfidon Partizanin Titullin e humbni ne derbi

Debati/ Tirana sfidon Partizanin: Titullin e humbni në derbi

Të dielën në mbrëmje, të ftuar në emision in "Fair Play" në "News 24" të moderatores Enkeleida Zeko kanë qenë edhe dy drejtorët e klubeve të kryeqytetit, Dritan Dervishi i Partizanit dhe Saimir Shehri i Tiranës.shehri dervishi

Edhe më herët dy zyrtarët e klubeve kanë pasur debate mediatike, por të dielën kanë qenë për herë të parë përballë njëri-tjetrit. Debati është shoqëruar me kujtimet e së shkuarës, por edhe me premtimet e dyanshme për derbin e fundit sezonal. Ja debati i zhvilluar mes Dervishit dhe Shehrit në studion e "Fair Play"-t:

Dervishi - "Derbi mbetet java më e vështirë për ne, pasi në këtë javë parashikohet që rivalët korçarë të janë të favorizuar. Nëse është për mua si drejtor i Partizanit, më mirë zgjedh fitimin e titullit sesa derbin. Besoj se edhe tifozët e Partizanit janë në të njëjtin mendim me mua. Tifozët tanë tashmë janë velur me fitoret në derbi dhe duan vetëm kampionatin. Në jav- ën e fundit duam që të gë- zojmë kryeqytetin dhe mbarë Shqipërinë dhe dashamirësit të nxjerrin flamujt e kuq me stemën e Partizanit për të festuar. Sigurisht, flamurin e kuq me yllin dhe stemën e klubit. E përsëris 1000 herë që kjo nuk ka lidhje me politikën, pasi politika në sport është e ndaluar".

Shehri - "Derbi është derbi dhe askush nuk mund t'ia ulë vlerat këtij takimi, sido që të jenë pozitat e skuadrave në renditje. Zoti Dervishi tha se kemi fituar 5-6 herët e fundit. Ky është realiteti. Ne kemi fituar 25-26 herë përpara kësaj serie të tyre, kështu vjen historia. Shpresoj që në derbin e radhës Partizani t'i thotë lamtumirë kampionatit. Pra, duam që të kapim pikët tona dhe të ndalojmë Partizanin".

Dervishi - "Mund të ndodhë edhe e kundërta, që ju t'i thoni lamtumirë Europës". Shehri - "Gjithçka ndodh...".

Dervishi - "Unë shikoj ndeshjet e fundit dhe rezultatet e skuadrave që luajnë me këta lojtarë, nuk u referohem kohëve të shkuara. Megjithatë, po të bazohemi te statistikat Partizani është shumë përpara Tiranës në ndeshjet direkte".

Shehri- "Po se nxorët edhe atë gjeneralin (Petrit Dume). Po, po, në atë kohë keni fituar".

Dervishi - "Gjeneralët? Unë nuk i përkas asaj gjenerate. Unë nuk i njoh gjeneralët që ti i njeh". Shehri - "I referohem gjeneralit, pasi Partizani merrte lojtarët e Tiranës dhe prandaj fitonte atëherë. Më të mirën që kanë në historinë e tyre e kanë marrë nga Tirana, Panajot Panon".

Dervishi - "Po tani pse fitojmë ne, se i kemi marrë lojtarë Tiranës?". Shehri - "Ku keni fituar ju? Katër ndeshje keni fituar".

Dervishi - "Në këto 23 vite, neve na kanë masakruar. Nëse ju doni t'i ktheheni kësaj historie politike, mund të flasësh. Ti nuk mund të hedhës poshtë 1 milion tifozë të Partizanit në mbarë Shqipërinë".

Shehri - "Duhet të jetë me atë yllin që të ketë vlerë".

Dervishi - "Unë nuk dallohem për idetë e mija të majta. Ylli është dita e themelimit të Partizanit dhe nuk do të thotë që është yll komunist apo bolshevik. Yje kanë edhe Amerika dhe shtete të tjera".

Shehri - "Yllin e vendosi ai komandanti legjendar, kështu që sipas jush, ai e paska vendosur në nder të yjeve të Amerikës".

Dervishi - "Po edhe ju keni fituar tituj e derbe me emrin 17 Nëntori, kështu që të mos bëjmë polemika. Ishalla vini në këtë derbi të radhës me atë dëshirën që do të na mundni, por do t'ua plotësojmë kënaqësinë që të mundeni përsëri".

Shehri - "Strategjinë për të mundur Partizanin në derbi e di trajneri, jo unë, pasi nuk jam specialist. Shpresojmë që këtë herë të fitojmë. Të qëndrojmë larg polemikave të kota, pasi kjo që po bëjmë me Dervishin është një muhabet që nuk ka asnjë lloj vlere. Tani të kthehemi te derbi. Ne do të hyjmë në këtë takim jo me qëllimin për t'i prishur punë Partizanit, por që të fitojmë për vete. Duke fituar ne për vete, i prishet punë Partizanit. Pra, nuk ka ndonjë pikësynim që o t'i prishim punë Partizanit, o s'ka. Duhet të fitojmë që të kapim Europën. Edhe dy javë kanë mbetur, nuk është se mund të ndodhë ndonjë mrekulli me pozitat tona në renditje. Duke qenë në këto pozita ne do të luftojmë që të marrim pikët tona. Nuk diskutohet që fitorja në derbi shijon më tepër, ashtu siç mund të synojë edhe Partizani".

Dervishi - "Një pyetje kam për ju: Kush ka më shumë rëndësi, fitorja në derbi apo fitorja e kampionatit?".

Shehri - "Ne kemi Europën sivjet si qëllim, nuk kemi kampionatin. Pastaj historitë pse ne jemi tek Europa këtë vit, po të doni edhe jua shpjegoj më gjerësisht".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama