Debore korcare ne TKOB

Kostaq e Marjanthi

Vrame nga Korça do të interpretojnë vepra nga Mozart, Beethoven, Brahms, Rahmaninov, Pulenc, Ravel dhe Stravinskij në hollin koncertor të TKOB-it.

E diela "klasike"

Mbrëmja e së dielës do të "lërë" muzikën dhe artistët korçarë për të dhuruar një koncert simfonik nga orkestra filarmonike e TKOB-it. Me soliste violinisten Suela Piciri dhe dirigjent George Petrou, për të pranishmit do të vijnë Çajkovskij me Uverturën Fantazi "Romeo dhe Zhuljeta“ dhe Dvorzhak me koncert për violinë dhe orkestër: op. 53 – në La Minor (Premierë) dhe Simfonia Nr. 8.

Akon, sonte "rrëfehet" në Tiranë

Fillimisht e përçmonte hip-hopin. Madje, as nuk e kuptonte fare atë dhe këto ritme muzikore i dukeshin gjepura. Porse jo shumë më vonë do të ishte një nga më të talentuarit dhe më krijuesit në këtë lloj muzike. Pikërisht afrikano-amerikani Akon do të ngjitet sonte në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, në një koncert "live" për publikun shqiptar. Këngëtari planifikohej të mbante një koncert në Tiranë verën e shkuar, por për arsye të ndryshme ky koncert do të mundësohet të realizohet sot, më 16 prill. Ai do të shoqërohet në shfaqjen e vet edhe nga "Kaos", të cilët njihen më së shumti prej hitit “Hey”.

Të rritesh me vetveten...

Akti i thjeshtë i mbijetesës ditë pas dite bazohet në themelin prej të cilit një artist i vërtetë ndërton zanatin e tij. I shumëtalentuari Akon nuk bën përjashtim nga ky rregull. Të kuptosh se ku Akon është tani është vetëm gjysma e ekuacionit. Gjysma tjetër shtrihet atje prej nga ai vjen: ky artist i ri ka një histori unike. Një afrikan nga Senegali, AKON lëvizi në SHBA kur ishte shtatë vjeç. Familja e tij drejtohej nga perkusionisti legjendar dhe muzikanti i jazzit Mor Thiam, i cili ishte ekspert për të luajtur Djembe, një ritëm tradicional afrikan, i cilësuar 'i pakrahasueshëm'. Duke e çuar në ambientin që vlerësonte vlerat e vërteta artistike të muzikantit dhe argëtonte në mjeshtërinë e aftësisë instrumentale, kjo pati një ndikim shumë të rëndësishëm tek AKON.

Ishte dashuria e thellë dhe pasioni i Akon për muzikën, që evoluoi përtej admirimit bijëror. Kjo e lejoi t'i vinte rrotull jetës, pavarësisht shqetësimit të një të riu që jetonte në Nju Jersey.

AKON filloi të luante mijëra instrumente perkusioni të ndryshme dhe përfundimisht përqafoi kulturën dhe muzikën hip-hop, pavarësisht nga përçmimi i tij fillestar për këtë lloj muzike. "Kur dëgjova për herë të parë hip-hop, mendova se ishin gjepura sepse nuk kuptoja konceptin se si njerëzit flasin mbi muzikën, kujton Akon, Por siç fillova të rritesha, duke përjetuar dhe dëgjuar lirika, kuptova se po futesha brenda asaj çfarë flisnin këta repera (rappers) dhe munda të lidhem e të ‘rrëfehesha’ me ta”.

Në një kohë që hip-hop mori pushtetin e jetës së tij, zhvillimi muzikor i AKON shpërtheu dhe ai filloi të kanalizojë energjinë e tij në të shkruarin dhe të prodhuarin e muzikës së vet.

Joshja personale e AKON ndaj muzikës dhe mundësia për të arritur te dëgjuesi është pjesë e bagazhit të plotë të tij, që përfshin në mënyrë më të rëndësishme,vokalin e tij karakteristik dhe një stil çlodhës të kënduari. Ai këndon në një mënyrë shumë intime, sikurse bisedon me ty. “Kur këndoj, tingulli vjen prej gjendjes shpirtërore në të cilën ndodhem. Këto regjistrime kanë ardhur direkt nga zemra ime”, bën publike AKON.

I çiltër dhe i ndershëm, muzika e AKON është një hap në një drejtim të ri: trajektorja e cila do të na udhëheqë në shtegun e realizuar plot hir. AKON shprehet: “Kur jam duke realizuar këngën, thjesht dëgjoj një pjesë të vetes”. Së fundmi, më 11 prill, Akon ka marrë pjesë në Festivalin e Muzikës Urbane (Urban Music Festival) në Johannesburg. Mediat e kanë cilësuar si personin që "shpëtoi" këtë mbrëmje muzikore, duke dhuruar një shfaqje "cicëritëse".

Përshtati: B.Goce   Gazeta Metropol


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama