Poezi e shkeputur nga romani“Une,ti dhe djalli...“
Debora binte lehte-lehte,
Floket e saj ne toke shtronte qete-qete.
Dalengadale trotuarin po mbulonte,
Kur papritur ne cep te rruges pashe ate tek kalonte.
Shtanga! Qe nga ndarja jone kurre me ate s’e pashe,
„O Zot“ - me vete thashe.
Si nje shtylle e ngullur ne trotuar mbeta,
Packa sa kohe ka kaluar kujtimin e saj se treta.
Thashe se toka mbi koke me ra ,
Cdo gje u shkaterrua dhe u tha .
Sa kujtime u zgjuan ne zemren time ,
Qe kishin filluar te lihen ne harrime.
Shpresa me ishte shuar se do e takoja ndonjehere ne jete
Dhe ajo dashuri vetem nje kujtim do mbese perjete.
E shikoja tek hidhte hapat e saj lehte
Mbi deboren e shtruar mbi asfalt ,
E ndjeva veten te dobet thashe se
Do pesoja ndonje infarkt.
E mblodha veten dhe guximin mora ,
Tek ajo te shkoja ...
Papritur ajo ndaloi ... dhe nje tjeter takoi .
I futi krahun dhe me te u largua .
E kuptova se per te isha vetem nje e shkuar e harruar.
U ktheva, pashe gjurmet e hapave te mia mbi debore
Qe do zhdukeshin duke kaluar ore.
Keshtu si keto gjurme te mia
Humbi dhe u tret e imja dashuria .
Ndoshta do kishte qene me mire te mos e kisha takuar,
Keshtu zemren time s’do e kisha lenduar.
Shkunda deboren qe me kishte rene mbi supe,
Duke larguar prej meje hije te vjetra plot truke.
Nisa rrugen time si i perhumbur, serish
I vetem per te filluar
Dhe i tille per shume kohe per te vazhduar …
Tani e di qe s’do kete me shpresa per ne te dy,
Ne rruge me debore , ne rruge me shi ,
Une do ec I vetem …
Pa ty !